LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LVV-së, Fitim Uka, i jep fund karrierës politike

Deputeti i LVV-së, Fitim Uka, i jep fund karrierës politike

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka marrë vendimin për t’i dhënë fund karrierës së tij politike dhe për t’iu kthyer profesionit të tij të mëparshëm në fushën e edukimit dhe psikologjisë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka arsyet për këtë ndryshim të rëndësishëm në jetën e tij.

“Mbrëmë ishte seanca ime e fundit në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe, rrjedhimisht, edhe fundi i rrugëtimit tim politik. Ndihem thellësisht mirënjohës dhe dua t’ju shpreh falënderimet më të sinqerta të gjithë atyre që më kanë mbështetur dhe përkrahur gjatë këtij rrugëtimi të vështirë dhe plot befasi”, ka shkruar Uka.


Në mesazhin e tij, Uka falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tij politik dhe u kërkon ndjesë atyre që mund të ndihen të papërfaqësuar gjatë periudhës së tij si deputet.

Ai thekson se pasioni i tij për psikologjinë dhe mësimdhënien është arsyeja kryesore që po e shtyn drejt këtij ndryshimi.

“Po ndahem nga politika, po ua liroj këtë rrugë dhe do të vazhdoj me pasionin tim të kahershëm dhe të përhershëm, psikologjinë, si dhe me obligimin më kuptimplotë, që është mësimdhënia”, vijoi ai.

Ky vendim pasqyron rëndësinë që Uka i jep edukimit si një mënyrë për të kontribuar në shoqëri jashtë sferës politike.

“Po ua lë juve vlerësimet dhe disa të tjerëve (para)gjykimet, ndërsa mua më duhet kohë për të reflektuar mbi këtë përvojë dhe mësimet e nxjerra.
Tash për tash, po ju them thjesht faleminderit, më falni dhe mirupafshim”, ka deklaruar Uka./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Maqedonci takon Ndihmës-Sekretarin e Mbrojtjes për NATO dhe Evropë: Nga Kosova në Amerikë, nga Amerika për Kosovën

Maqedonci takon Ndihmës-Sekretarin e Mbrojtjes për NATO dhe Evropë: Nga Kosova në Amerikë, nga Amerika për Kosovën

Lajme
Kryeprokurorja belge: Raporte 'tronditëse' u zbuluan në përgjimet e SKY ECC për grupet kriminale shqiptare

Kryeprokurorja belge: Raporte 'tronditëse' u zbuluan në përgjimet e SKY ECC për grupet kriminale shqiptare

Lajme
Kalo në kategori