LAJMI I FUNDIT:

Deputeti Labinot Tahiri akuzon opozitën për sulm ndaj Behgjet Pacollit

Deputeti Labinot Tahiri akuzon opozitën për sulm ndaj Behgjet Pacollit

Deputeti i AKR-së Labinot Tahiri i ka dalë në mbrojtje shefit të partisë së tij, ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, pasi Kuvendi sot u mblodh për seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth politikës së jashtme.

Tahiri ka bërë thirrje që të shikohen sukseset që Pacolli ka sjellë me njohjet.

Lexoni të plotë postimin e Tahirit në Facebook:

“Pse seancë e jashtëzakonshme kinse për dështimin e Ministrisë se Jashtme!

Çfarë seance është kjo? Pse nuk flisni për dështimet e juaja që 10 vite duke e lanë popullatën pa viza?!

Pse nuk ju kërkoni falje popullatës për dështimin e liberalizimit, derisa dje në fushata premtuat se do i realizojmë për 6 muaj lëvizjen e lirë pa viza, ju ishit në Qeveri!

Çfarë skandale kemi nëpër ministritë tjera dhe nuk mbani seancë te jashtëzakonshme?

Pse bash tek Begjet Pacolli?!

A mos ndoshta keni bërë pazare për tu futur në Qeveri me Ramushin, e tani doni me i mshu ‘Begjetit’ se është me i fortë me ministritë, dhe hajt t’ia marrim e të futemi në Qeveri? Ndoshta edhe mund të ekzistojë skenari i ardhshëm, që mund të keni biseduar edhe me vet Thaçin, për tu futur në Qeveri, sepse ndoshta ua ka borxh sidomos LDK-së, që e keni votuar për President, e sot të ju fus në Qeveri?!

Vet Avdullah Hoti e tha se mundësi ka që edhe dikush nga opozita të futet në Qeveri nëse vazhdon situata kështu!

Ku po shihni dështimet e Ministrisë së Jashtme e të Behgjet Pacollit!

Shikoni të dashur qytetarë se, sa lobimet e realizimet e Begjet Pacollit janë bërë për t’i sjell njohje REPUBLIKËS së KOSOVËS, dhe dikush ka mundësi t’i besojë më shumë Daqiqit se Pacollit!

Nuk e keni të lehtë për t’ia dalur kësaj loje!”.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori