LAJMI I FUNDIT:

Deputeti japonez kërkon falje që ndërpreu fjalimin e të sëmurit me kancer (Foto)

Deputeti japonez kërkon falje që ndërpreu fjalimin e të sëmurit me kancer (Foto)

Yoichi Anami që është deputet në parlamentin e Japonisë, i kërkoi falje që i ndërpreu fjalimin një të sëmurit me kancer, teksa po fliste për rrezikun e konsumimit pasiv të duhanit.

Ligjvënësi nga partia që udhëheqë me pushtetin, ka bërtitur ‘mjaft më’ derisa fliste 47-vjeçari Kazuo Hasegawa, një jo-duhanpirës i diagnostikuar me shkallën e katërt të kancerit në mushkëri, transmeton Telegrafi.


Reagimi i Anamit kishte ngjallur kritika të mëdha, kryesisht në rrjetet sociale, andaj ai lëshoi një deklaratë ku kërkoi falje nëse i ka shkaktuar dikujt ‘ndjenja të pakëndshme’.

Deputeti Anami

“Vetëm murmurita dhe kërkova që të mos diskriminohen ata që konsumojnë duhan” ka thënë Anami, pa saktësuar nëse i kërkon falje pikërisht folësit që e pengoi.

Përpjekjet e Japonisë për të ndaluar konsumimin e duhanit, zakonisht pengohen prej politikanëve duhanpirës, pronarët e lokaleve hoteliere dhe Japan Tobacco, një e treta e së cilës është në pronë të qeverisë.

Anëtarët e parlamentit, janë në përpjekje që të ndalojnë konsumin pasiv, së paku nëpër qendra e mëdha, para fillimit të Lojërave Olimpike të Tokios që zhvillohen më 2020.

Për momentin, tymosja është e ndaluar në shkolla dhe spitale, por brenda tyre ka hapësira ku lejohet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori