LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i AAK: I turpshëm dhe i ulët lavdërimi i Kurtit, përmes poshtërimit të UÇK-së duke cituar analistin serb

Deputeti i AAK: I turpshëm dhe i ulët lavdërimi i Kurtit, përmes poshtërimit të UÇK-së duke cituar analistin serb

Deputeti i AAK-së, Arber Tolaj, ka reaguar ndaj nënkryetares së LVV-së, Fatmire Mulhaxha -Klloçaku, e cila kishte postuar në profilin e saj në Facebook një citat të një analisti serb, që ka thënë se ‘Kurti në përballje me Serbinë është më i fortë sepse nuk ka dosje kriminale të UÇK-së’.

“Citimi i analistëve serb nga ana e nënkryetares së VV-së, Fatmire Mulhaxha, me qëllim të ngritjes së Kurtit dhe nënvlerësimit të UÇK-së, është veprim jo vetëm i pa menduar mirë, por i turpshëm dhe dëshpërues njëkohësisht”, theksoi ai.


Ndër të tjera, ai tha se tendenca e saj për përfitim të poenëve politik, nëpërmjet gjuhës së analistëve serb, është e dhimbshme po aq sa fyese, sikundër që nuk i bën nder as subjektit të saj politik.

“Ky veprim shpërfaq naivitetin e anëtarëve të lartë të VV-së, që me apo pa vetëdije i bashkohen atyre që me shpifje e trillime tentojnë ta zhvlerësojnë luftën tonë të drejtë për liri”,  deklaroi deputeti Tolaj.

“Ja rikujtojmë Zonjës Mulhaxha, por edhe atyre që mendojnë si ajo se Lufta e UÇK-së, mbetet pjesa më e ndritur e historisë së Kosovës.
Krenar përjetësisht dhe pafundësisht me vlerat sublime të UÇK-së”, shkroi deputeti Tolaj në profilin e tij në facebook.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj deputetes së LVV-së, Fatmire Mulhaxha -Klloçaku, e cila të shtunën ka postuar në profilin e saj një citat të një analisti serb, që ka thënë se ‘Kurti në përballje me Serbinë është më i fortë sepse nuk ka dosje kriminale të UÇK-së’, duke apostrofuar Thaçin pasi udhëheqë bisedimet me Serbinë.

Thaçi i reagon deputetes së LVV-së e cila citon analistin serb se 'Kurti në përballje me Serbinë është më i fortë sepse nuk ka dosje kriminale të UÇK-së'
Lexo po ashtu Thaçi i reagon deputetes së LVV-së e cila citon analistin serb se 'Kurti në përballje me Serbinë është më i fortë sepse nuk ka dosje kriminale të UÇK-së'

Thaçi, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se është krenar që ka qenë Drejtor Politik i UÇK-së por është shprehur se ndjehet i befasuar me deklarimin e deputetes Mulhaxha -Klloçaku. /Telegrafi/

Ndërsa, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire-Mulhaxha Kollçaku thotë se është keqinterpretuar sa i përket UÇK-së, pasi thekson se vetëm ka cituar një analistë serb, për të treguar se sa shumë kundërshtarë ka Albin Kurti.

Kollçaku: Më keqinterpretuan për UÇK-në, kam treguar sa shumë kundërshtarë ka Kurti
Lexo po ashtu Kollçaku: Më keqinterpretuan për UÇK-në, kam treguar sa shumë kundërshtarë ka Kurti

Kollçaku ka thënë se një citat i postuar nga mediat serbe se ardhja e Albin Kurtit paraqet rrezik për Serbinë dhe me gjerë nuk ishin fjalë saja por vetëm citim se sa shumë ka kundërshtarë të tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori