LAJMI I FUNDIT:

Deputetët nuk marrin pjesë në votimin e Rezolutës anti-korrupsion

Deputetët nuk marrin pjesë në votimin e Rezolutës anti-korrupsion

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë refuzuar sot të marrin pjesë në votimin për Rezolutën antikorrupsion të propozuar prej 28 prillit 2018 nga lëvizja Vetëvendosje.

Deputetët nga partitë në pushtet theksuan se kjo rezolutë nuk është harmonizuar.


Rezoluta e propozuar nga Vetëvendosje:

  1. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të shkarkojë nga detyra të gjithë zyrtarët e lartë të cilët kanë aktakuza për keqpërdorim dhe/ose korrupsion nga pozicioni të cilin e mbajnë.
  2. Ministria e Zhvillimit Ekonomik duhet të dorëzojë brenda 15 ditëve pune raport të detajuar Kuvendit të Kosovës, mbi dosjen penale të çdo anëtari të bordeve të ndërmarrjeve publike qendrore dhe regjionale dhe kryeshefave ekzekutivë, kjo përfshirë edhe rastet që kanë vetëm aktakuzë apo që në të kaluarën kanë pasur.
  3. Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Auditori i përgjithshëm të hartojë në përputhje me legjislacionin në fuqi raportin mbi rregullsinë, performancën dhe financat e Organit Shqyrtues të Prokurorimit. Këtë raport t’ia dorëzojë Kuvendi jo më larg se 90 ditë nga hyrja në fuqi e kësaj Rezolute.
  4. Ministria e Punëve të Brendshme të dërgojë raport Kuvendit të Kosovës me gjendjen dhe rastet me aktakuzë të mëhershme dhe të tashme të: Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike; Departamentit special antikorrupsion në Policinë e Republikës së Kosovës; Divizionit kundër krimit të organizuar
  5. Komisionet parlamentare që mbikëqyrin punën e institucioneve të pavarura të zgjedhura nga Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të themelojnë grupet e punës brenda komisioneve për të përgatitur raportin me të dhëna mbi rastet dhe aktuakuzat e anëtarëve të bordeve dhe drejtuesve të këtyre institucioneve. Këto raporte të paraqiten në seancë si dhe të dorëzohen në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Ngarkohen komisionet si më poshtë që brenda 30 ditëve pune të dorëzojnë raportet e detajuara të përshkruara si më lart: a)Komisioni parlamentar për Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal; b) Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit; c) Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media; d) Komisioni për Buxhet dhe Financa; e) Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi

  1. Ministria e Drejtësisë në koordinim me Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit të fillojë përgatitjen jo më vonë se 7 ditë pune nga hyrja në fuqi e kësaj rezolute për nismën legjislative për vlerësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, me theks të veçantë vettingun.
  2. Qeveria e Republikës së Kosovës, në fazën e rishqyrtimit buxhetor të vitit 2018, të ofrojë mbështetje financiare për sistemin e drejtësisë për: a) Krijimin e departamenteve të veçanta përbrenda prokurorisë dhe gjykatave, në përbërje të ekipeve të veçanta prokurorësh, hetuesish dhe gjykatës të profilizuar që do të merren vetëm me lëndët e korrupsionit; b. Shtimin e numrit të stafit mbështetës i profilizuar në këtë drejtim.
  3. Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në bashkëpunim me Këshillin e lartë Gjyqësor të Kosovës, urgjentisht duhet të informojë Kuvendin për rastet e parashkrimit në lëndët e korrupsionit, dënimet e ulëta, ato me kusht, përfshirë këtu edhe analizën për rrethanat lehtësuese në aktgjykime si dhe të dalë me rekomandime për adresimin e këtyre rasteve.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori