LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e pavarur pro-mocionit për rrëzimin e Qeverisë

Deputetët e pavarur pro-mocionit për rrëzimin e Qeverisë

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka nisur një mocion për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Kreu i kësaj partije, Isa Mustafa, ditë më parë është takuar me liderin e LVV-së, Albin Kurti, për të diskutuar rreth harmonizimit të tekstit të mocionit.

Takime ka pasur edhe me kreun e PSD-së, Shpend Ahmeti, ndonëse ky i fundit nuk kishte deklaruar nëse do ta mbështesnin.


Hoti takohet me Konjufcën, harmonizojnë tekstin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë
Lexo po ashtu Hoti takohet me Konjufcën, harmonizojnë tekstin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë

Por, pavarësisht kësaj, PSD ka dorëzuar nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë.

Zëdhënësja e PSD-së Natyra Kuçi, ka thënë për Telegrafin se janë dorëzuar 12 nënshkrimet e PSD-së.

“PSD i ka dorëzuar nënshkrimet për ta rrëzuar Qeverinë qe një vit. I kemi dorëzuar 12 nënshkrimet për këtë”, ka thënë ajo.

Iniciativës për rrëzim të Qeverisë do t’i bashkohen edhe disa deputetë të cilët i takojne partive të koalicionit Qeverisës.

Deputeti Milaim Zeka, në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se është i gatshëm ta jap nënshkrimin.

“E kam thënë shumë herë dhe prapë po e them, unë jam i gatshëm kushdo që ma kërkon nënshkrimin për rrëzim të Qeverisë, do ta jap”, është shprehur Zeka.

Po ashtu edhe deputeti Korab Sejdiu, ka thënë se do ta mbështes mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

“Natyrisht që do ta mbështes mocionin për rrëzim të Qeverisë. Unë kam insistuar që nga fillimi që kjo Qeveri katrahure as të mos formohet, prandaj me siguri që mirëpres dhe mbështes çdo tentativë për ta rrëzuar këtë Qeveri të dëmshme për Kosoven dhe qytetarët e saj”, ka thënë Sejdiu për Telegrafin.

Kurse sipas njohësit të çështjeve politike , Ramush Tahiri, Opozita së pari duhet nisur procedura me më pak vota për mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

“Mendoj se LDK dhe LVV po bëjën gabim që nuk po e fillojnë procedurën, sepse po ta kishin inicuar deri më tani kishin bërë presion tek deputetët, dhe ata në mënyrë individuale që po thonë nëse ju i bëni nënshkrimet me nis procedurën e ju mungojnë pak atëherë ne do t’ua japim. Kështu ka qenë edhe deklarata e kryeminsitrit Ramush Haradinaj, i cili iu ka thënë se nëse i bëjnë 55 nënshkrime dhe iu mungojnë 6 nënshkrime, Aleanca do t’ua jap 6 votat. Tash nëse e ka ndërru dekalratën është çështje e tij. Pra le ta nisin procedurën m e1/3 e votës, e pastaj ta lënë në ndërgjegjen e deputetëve sepse ato janë individuale”, ka thënë ai.

Ndryshe javë në parë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për mocionin e rrëzimit të Qeverisë, të cilin po e përgatit Opozita. Haradinaj ka thënë se tani e vlerëson se më e rëndësishme është që të kryhen temat me rëndësi të vendit se sa mocioni.

“Mocioni është proces legjitim i opozitës. Mendoj që opozita po i zbaton të drejtat e veta. Votat mundem me ua jep nëse e vlerësojmë. Mirëpo, aktualisht ne e vlerësojmë që punojmë t’i kryejmë punët e Kosovës, për ato tema që janë me rëndësi”, pati thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori