LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Opozita duhet ta nis procedurën për mocionin, pastaj ta lënë në ndërgjegjen e deputetëve nëse do ta votojnë

Tahiri: Opozita duhet ta nis procedurën për mocionin, pastaj ta lënë në ndërgjegjen e deputetëve nëse do ta votojnë

Partitë opozitare në Kosovë kanë nisur një mocion për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Ditë më parë krerët e partive opozitare kanë nisur takimet për të diskutuar rreth harmonizimit të tekstit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

Për këtë qëllim, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka realizuar gjatë javës së fundit takime të ndara kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atë të Partisë Social-Demokrate Shpend Ahmeti.


Hoti takohet me Konjufcën, harmonizojnë tekstin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë
Lexo po ashtu Hoti takohet me Konjufcën, harmonizojnë tekstin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë

Mirëpo ende vihet në dilemë nëse do të mund t’i mbledhin votat partitë opozitare për ta rrëzuar Qeverinë.

Njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri, në një deklaratë dhënë telegrafit ka thënë se është e vështirë të mblidhen 61 vota për rrëzim të Qeverisë.

Tahiri ka thënë se së pari duhet nisur procedura me më pak vota.

“Për mocionin që po e përgatitin LDK edhe LVV nuk ma merr mendja që do t’i bëjnë 61 vota, ani pse edhe deputetja Labinotë Ademi ka kaluar tani në VV. Mirëpo asnjëherë nuk janë mbledhur 61 vota për ta rrëzuar Qeverinë. Janë mbledhur 40 nënshkrime për ta nisur procedurën dhe pastaj votat janë siguruar në Kuvend”, ka thënë ai.

Sipas tij tani ka nisur një procedurë e re për mbledhjen e votave jashtë Kuvendit për rrëzim të Qeverisë.

“Tash ka filluar një procedurë e re, që po duan t’i mbledhin votat jashtë Kuvendit, dhe pastaj kur t’i bëjnë 61 ta procedojnëu kërkesën. Mirëpo, ajo kërkesë edhe pse i ka 61 vota nuk vlen për t’u rrëzuar Qeveria. Vlen vetëm për procedurë për t’u inicuar, pra 1/3 e deputetëve. Pastaj bëhet votim i sërishëm në Kuvend, dhe nëse janë 61 vota pas votimit në Kuvend, bie Qeveria nëse nuk janë, Qeveria vazhdon, dhe nuk munden më tre muaj ta vënë në rend dite”, është shprehur ai.

Tahiri ndër të tjera ka thënë se LDK dhe LVV do të duhej menjëherë ta fillonin procedurën e inicimit.

“Mendoj se LDK dhe LVV po bëjën gabim që nuk po e filloojnë procedurën, sepse po ta kishin inicuar deri më tani kishin bërë persion tek deputetët, dhe ata në mënyrë individuale që po thonë nëse ju i bëni nënshkrimet me nis procedurën e ju mungojnë pak atëherë ne do t’ua japim. Kështu ka qenë edhe deklarata e kryeminsitrit Ramush Haradinaj, i cili iu ka thënë se nëse i bëjnë 55 nënshkrime dhe iu mungojnë 6 nënshkrime, Aleanca do t’ua jap 6 votat. Tash nëse e ka ndërru dekalratën është çështje e tij. Pra le ta nisin procedurën m e1/3 e votës, e pastaj ta lënë në ndërgjegjen e deputetëve sepse ato janë individuale”, ka thënë ai.

Ndryshe javë në parë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për mocionin e rrëzimit të Qeverisë, të cilin po e përgatit Opozita.
Haradinaj ka thënë se tani e vlerëson se më e rëndësishme është që të kryhen temat me rëndësi të vendit se sa mocioni.

“Mocioni është proces legjitim i opozitës. Mendoj që opozita po i zbaton të drejtat e veta. Votat mundem me ua jep nëse e vlerësojmë. Mirëpo, aktualisht ne e vlerësojmë që punojmë t’i kryejmë punët e Kosovës, për ato tema që janë me rëndësi”, pati thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori