LAJMI I FUNDIT:

Depërtimi i “Mjeshtëria e Shitjes” në Slloveni dhe fokusi për trajnime

Depërtimi i “Mjeshtëria e Shitjes”  në Slloveni dhe fokusi për trajnime

Trajneri i shitjes dhe ndërmarrësi nga Kosova Denis Gafuri, pas sukseseve në shumë trajnime me këshillat e tij për shitje dhe marketing të kompanive kosovare. Ai ka bërë një seri shkrimesh me fokus të dedikuar profesionit atraktiv atë të “shitjes” duke filluar në portalin Telegrafi.com. Pastaj shkrimet e tij filluan të kërkohen e dhe në Shqipëri ku u publikuan në portalet të vlerësuara: www.businessmag.al dhe www.sfidabiznesi.com.

Tani me shkrimet e tij ka depërtuar edhe në Slloveni. Tani e tutje shkrimet e Gafurit mund të lexohen nga audienca Sllovene në portal për biznese wwww.novipodjetnik.si (Ndërmarrësi i ri). Gafuri është i pari shqiptar qe shkruan për ketë portal prestigjioz slloven.


Në pyetjen se si ju kanë kontaktuar, Gafuri përgjigjet : më ka kontaktuar nëpër mes Linked-In nga kryeredaktori i këtij portali Vito Komac.

Ai ka shtuar për Telegrafin, se depërtimi edhe në media sllovene është një mundësi e mirë për t’i ndarë përvojat tona kosovare me ato sllovene. Ne një mënyrë kjo mund të jetë një ndër përpjekjet e mira për mundësin e depërtimit të produkteve kosovare në Slloveni.

Ju merreni edhe me trajnime tash e disa vite, cili është fokusi i juaj gjatë trajnimeve?
Gafuri: Në programet e mija të trajnimit fokusi ndahet në 3 pika:

1. Pika e parë është të mësohen metodat e reja profesionale të shitjes, edukimi, ndërrimi shprehive dhe sjelljeve me qasje pozitive jo vetëm ndaj shitjes po edhe ndaj, familjes, miqve, bashkëpunëtoreve dhe vetë jetës. Mësimi dhe fitimi i përkushtimit të tyre me sfidon dhe me përmbush me kënaqësi në ndarjen e njohurive me pjesëmarrësit. Programet e mia i adaptoj me kërkesat dhe me tregut ne Kosove dhe kompanive vendase për ti ngritur ne një nivel tjetër. Ka shumë hapësirë për ta përmirësuar perfomancën në ketë fushë tek ne.

2. Pika e dyte është njohja e brendit ku punojnë nga ana e punëtoreve të kompanisë. Sa e duan firmën ku punojnë, sa ja din vlerën. Kjo është pjesë shumë e rëndësishme e trajnimit për të ngritur vetëdijen e tyre për vlerat e kompanisë ku punojnë sepse është ngushtë e lidhur me suksesin në shitje. Nëse nuk e njohim mirë dhe nuk e duam me pasion të madh produktin, shërbimin dhe kopanin ku punojmë nuk mund të presim që dikush tjetër ta blejë atë produkt apo shërbim, apo jo?

3. Pika e tretë është t’i motivoj të lexojnë të ngritën në aspektin profesional dhe duke vijuar vazhdimisht trajnime, seminare, konferenca profesionale.

Paramendojeni kompanitë botërore si Amazon, Samsung, Aple, Mercedes, Microsoft, BMË, Rollex, Sony,Toyota e shume të tjera të lansojnë sot produktet më të sofistikuara të kohës dhe të ndalen me aq, e të mos investojnë më në avancime tjera në produkte të reja, në shërbime të reja në zhvillimin e ndërzeve të tyre se çka kish me ndodh?
Jemi dëshmitar të kohës që po ndodhin ndryshimet me zhvillimet me shpejtësi më të madhe ne historinë e njerëzimit që kanë ndodh ndonjëherë . Ne duhet të jemi pjesë e këtyre ndryshimeve dhe të dyshojmë për te mirë, në mënyrë të mençur.

Si bëhet kjo? Kjo bëhet vetëm me edukim të vazhdueshëm dhe me shumë punë dhe angazhim, kështu përmirësohemi vazhdimisht . Vetëm kështu mund të ndryshojmë dhe të përparojmë , nuk ka rrugë të shkurt për ketë.

Me ngritjen ton profesionale jo vetëm që i ndihmojmë vetvetes, kompanisë dhe familjes po unë mendoj që e kemi detyrë, obligim dhe përgjegjësi patriotike ndaj kombit dhe shtetit tonë të rri i cili ka nevojë për popullatë që lexojnë dhe praktikojnë atë që kanë mësuar ne jetën e përditshme. Në ketë mënyrë do ti japim diçka të mirë botës pa marr parasysh në çfarë profesioni qe kemi si në sport, muzikë, art, shkencë, kulturë, etj. T’i vendosja emrin.

Cilat janë planet e juaj për të ardhmen?
Më 15 shtator do të mbaj një seminar të shitjes profesionale dhe së shpejti do ta botoj librin e parë timin të dedikuar Mjeshtërisë së shitjes. /Telegrafi/