Qeveria amerikane ka shtuar katër kompani të huaja teknologjike në listën e kompanive që thotë se kishin “zhvilluar dhe kishin pajisur me programe kompjuterike spiunazhi qeveritë e huaja” dhe se ato “u përdorën për të vënë në shënjestër në mënyrë keqdashëse zyrtarë qeveritarë, gazetarë, biznesmenë, aktivistë, akademikë dhe punonjës të ambasadave”.
Departamenti i Shtetit akuzoi kompanitë për “përfshirje në aktivitete që bien ndesh me sigurinë kombëtare ose interesat e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara”.
Kompanitë janë NSO Group dhe Candiru të Izraelit, Positive Technologies të Rusisë dhe Iniciativa për Sigurinë Kompjuterike të Singaporit PTE.
Këto kompani tani do të përballen me kufizime të rënda në eksportimin e produkteve të tyre në SHBA dhe do ta bëjë të vështirë për firmat amerikane të sigurisë kibernetike t’u shesin atyre informacione që mund të jenë të dobishme në zhvillimin e produkteve të tyre.
“Kjo përpjekje ka për qëllim përmirësimin e sigurisë dixhitale të qytetarëve, luftimin e kërcënimeve kibernetike dhe zbutjen e mbikëqyrjes së paligjshme”, tha Departamenti i Shtetit.
Si kompania NSO Group ashtu edhe Candiru janë akuzuar për shitjen e produkteve të tyre tek regjimet autoritare. NSO tha se ndërmerr veprime për të parandaluar abuzimin e produkteve të saj.
Kompania Positive Technologies ka qenë në pikëpyetje më parë, pasi ishte sanksionuar nga administrata e Joe Biden sepse ka ofruar ndihmë për forcat ruse të sigurisë. Kompania tha se nuk ka bërë asgjë të keqe.
Asnjë nga kompanitë nuk komentoi për përfshirjen e tyre në listën e zezë. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit
Paguaj me Mastercard në POS Terminalet e bankës TEB me metodën më të re Contactless
Po, po 31 vetura Dacia Logan shpërblim për konsumatorët nga ETC
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin