LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me vdekje ‘kumbara’ i drogës në Kinë (Video)

Dënohet me vdekje ‘kumbara’ i drogës në Kinë (Video)

Dongjia Cai i njohur si ‘kumbarë i metamfetaminës’ në Kinë, është dënuar me vdekje.

I dënuari 55-vjeçar, dikur ishte kryetar i fshatit Boshe të provincës Guangdong, transmeton Telegrafi.


Përmes fuqive politike, ai mund të përpunonte në masë të madhe drogën laboratorike metamfetaminë, të njohur edhe si ‘kristal met’, ndërsa u siguronte mbrojtje përpunuesve dhe shitësve.

Gjatë qeverisjes së tij gjashtëvjeçare, Boshe njihej si ‘fshati i drogës’, ndërsa furnizonte afro një të tretën e tregut nëntokësor të Kinës.

Megjithëse një fshat i vogël me vetëm 53 hektarë, që është sa gjysma e ndonjë parku metropolitan, aty u ndërtuan 77 fabrika ilegale për përpunim.

Aksioni për ndalimin e trafikantëve

Të gjithë banorët e Boshe, e kanë të njëjtin paraardhës dhe janë të mbiemër Cai, që i bëri edhe më të lidhur mes vete, duke e forcuar rrjetin kriminal. Ndërsa ‘kumbari’ që ishte sekretar i Partisë Komuniste, ua bënte punën shumë më të lehtë.

Raportohet se qindra banorë të fshatit – prej fëmijëve deri te të moshuarit – ishin të angazhuar në prodhimin, shitjen dhe transportin e drogës prej shtëpive të tyre.

Një pjesë e fshatit famëkeq

Të gjitha fabrikat mbroheshin gjatë 24 orëve nga roja me kallashnikovë, nganjëherë edhe më të rinj se 18-vjeçarë, teksa ishin shumë të egër ndaj të huajve.

Aktiviteti në këtë fshat famëkeq është ndaluar më 29 dhjetor 2013, pas një intervenimi prej 3,000 policëve, ku u shfrytëzuan helikopterë dhe barka të shpejta – më i madhi aksion kundër drogës, që është zhvilluar ndonjëherë në Kinë.

Bashkë me Dongjia janë arrestuar edhe 181 të dyshuar, ndërsa janë konfiskuar afro tre tonelata metamfetaminë, 260 kilogramë ketaminë dhe 23 tonelata materiale që shfrytëzoheshin për përpunim.

Konfiskimi i tre tonelatave metamfetaminë

Në të njëjtën kohë, policia e ka ndaluar edhe një fabrikë ilegale në atë fshat, që prodhonte dinamit për nevojat e përpunuesve të drogës. Gjatë vitit 2016 Dongjia ishte dënuar me vdekje, por avokatët e tij kërkuan rigjykim.

Seanca që është zhvilluar së fundmi, e ka hedhur poshtë apelin dhe mbi të rëndon dënimi për vdekje, ndërsa nuk thuhet se si do të kryhet ekzekutimi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Kalo në kategori