Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarit T.S., nga Sh., për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar, e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të dënuarit, e ushtruar kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit.
Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, i dënuari T.S. është shpallur fajtor për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar dhe i është shqiptuar dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti.
“Gjykata e Apelit e ka aprovuar pjesërisht ankesën e mbrojtësit të të dënuarit duke e ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë përkitazi me vendimin mbi dënimin dhe të dënuarit i ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) muajve. Në pjesën tjetër aktgjykimi ka mbetur i pandryshuar”, thuhet në njoftim.
Sipas shkresave të çështjes, i dënuari gjatë vitit 2017 dhe 2018 si person zyrtar-Inspektor i Ndërtimtarisë në Komunën e Shtimes nuk i ka përmbush detyrat zyrtare në pajtim me Ligjin mbi Ndërtimin, nr.04/L-110 meqenëse nuk i ka ndërmarrë veprimet ligjore për ta ndalur ndërtimin pa leje ndërtimore të dy shtëpive, pronar i të cilave ishte H.Sh. dhe se gjatë inspektimit të punimeve ndërtimore në muajin shtator 2017 nuk ka hartuar fare procesverbal për të konstatuar ndërtimin pa leje dhe nuk ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve por ka bërë marrëveshje me pronarin që t’ia kryej projektin e ndërtimit për shumën prej 500 (pesëqind) €.
Duke i siguruar se mund ta vazhdojë ndërtimin e shtëpisë dhe se nuk do të ketë kontrolle tjera, ndërsa në muajin prill të vitit 2018, përsëri ka bërë marrëveshje me pronarin e shtëpisë i cili ka filluar ndërtimin e shtëpisë së dytë dhe për çmimin prej 580 (pesëqindetetëdhjetë) €, dhe i ka premtuar se do të bëjë projektin e ndërtimit duke i garantuar se mund ta vazhdojë ndërtimin e shtëpisë dhe se nuk do të ketë inspektime nga askush. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin
Liria e shtypit në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia renditet e 36-ta
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe