LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me burgim Nazim Bllaca

Dënohet me burgim Nazim Bllaca

Nazim Bllaca, njëri nga njerëzit më të përfolur në Kosovë si dëshmitar i disa proceseve gjyqësore në Kosovën e pasluftës, është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Në një proces tërësisht të mbyllur për publikun, Bllaca është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata në Ferizaj për veprën penale të legalizimit të përmbajtjes së pavërtetë.


Lajmin për dënimin e Bllacës për KALLXO.com e konfirmoi avokati i tij, Burhan Qosa.

Në përgjigjet e dërguara nga Qosa për KALLXO.com përmes e-mailit tha se klienti i tij ka refuzuar shndërrimin e dënimit në të holla sepse beson në pafajsinë e tij.

“Klienti im, më 08.03.2017, nga Gjykata Themelore Ferizaj, sipas aktakuzës së cekur më lartë, është dënuar me 6 muaj burgim, për të cilin dënim me burgim Gjykata Themelore Ferizaj, para se ta shpallë aktgjykimin burimor, i ka dhënë mundësin klientit tim që ky i fundit të deklarohet nëse dënimin prej 6 muajve burgim pranon që ta shndërroj në dënim me gjobë”, tha Qosa.

Qosa kundërshtoi vendimin e Gjykatës duke e cilësuar atë si të pabazuar.

“Shpallja fajtor e tij në rastin konkret është absolutisht e padrejtë dhe rrjedhë nga një akt akuzues të pa bazuar në prova si dhe nga një gjykim jo objektiv”, tha Qosa.

Ai tha se Bllaca ka mbetur i habitur me vendimin e Gjykatës.

“Si ka mundësi që në dispozitivin e aktakuzës në fjalë, organi i akuzës e ka potencuar se, në ditën kritike i mbrojturi im, në Gjykatën Komunale Ferizaj me autorizime të falsifikuara të precizuara si në aktakuzë, ka vë në lajthim organin kompetent dhe ka vërtetuar kontratën e shitblerjes me nr. 1756/07 më dt.02.05.2007, dhe se nga ai organ nuk është ngritur apo nuk i është propozuar gjykatës e cila mund të kishte kompetencë që të ngrij aktakuzë në rastin konkret Gjykatës Themelore Prishtinë-Dega në Lipjan, për veprën falsifikim të atyre autorizimeve, pasi që paraprakisht mendojmë se në rastin konkret është dashtë të vërtetohet se kush ishte personi i cili i kishte falsifikuar ato autorizime e më pastaj vetëm atëherë kur të ishte vërtetuar se ishte Nazim Bllaca ai që i kishte përpiluar dhe vërtetuar vetë ato autorizime ndaj këtij të fundit mund të ishte iniciuar edhe procedurë penale për veprën për të cilën tani akuzohet ai”, tha Qosa për KALLXO.com.

Qosa më tej thotë se edhe më kontestues vendimin e bën fakti se autorizimet për të cilat u dënua Bllaca i kishte marrë nga një person tjetër dhe ishin të vërtetuara me vulë të gjykatës.

“Për kundër asaj se Nazim Bllaca që para se të ngritej aktakuza nga Prokuroria Themelore Ferizaj PP.nr.2357/2011 dt.26.04.2013, për veprën penale Legalizim i përmbajtjes së pavërtetë nga neni 334 par. 1 të KPRK-së, i njëjti kishte deklaruar se autorizimet të cilat tani më janë vërtetuar se ishin të falsifikuar, i kishte marrë nga G.R, me banim në Graçanicë i cili ishte prezantuar para të mbrojturin tim, si përfaqësues i një agjencioni të patundshmërive, të cilat autorizime mbajnë vulën e vërtetësisë së Ish Gjykatës Komunale në Lipjan”, tha Qosa.

Avokati u shpreh u bindur se ky vendim do të shfuqizohet nga Gjykata e Apelit e cila, sipas tij, do ta anulojë vendimin e Gjykatës në Ferizaj.

Sipas aktakuzës, Bllaca dyshohet se në vitin 2007 ka vënë në lajthim organin kompetent për vërtetimin e kontratave në Gjykatën Komunale në Ferizaj, duke prezantuar dokumente publike të falsifikuara, më konkretisht autorizime, gjoja të vërtetuara në Gjykatën Komunale në Lipjan, dhe më pas me anë të këtyre autorizimeve ka legalizuar një kontratë të shitblerjes në maj të vitit 2007.

KALLXO.com ka raportuar lidhur me këtë rast edhe në fazat e mëhershme të gjykimit.

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori