LAJMI I FUNDIT:

Dënimi i Skënderbeut, flet juristi Hajdari: Nuk duhet të kemi pritshmëri pozitive në Komisionin e Apelit të UEFA-s

Dënimi i Skënderbeut, flet juristi Hajdari: Nuk duhet të kemi pritshmëri pozitive në Komisionin e Apelit të UEFA-s

Dënimi i Skënderbeut është lajmi i ditës dhe i natës në futbollin shqiptar. Skuadra korçare u dënua nga UEFA me 10 vite pezullim dhe 1 milion euro gjobë.

Shanset që dënimi të reduktohet janë të vogla, pasi dhe në CAS korçarët nuk do të kenë shumë shanse, sipas gjasave.


Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, shkoi dhe më larg duke informuar tifozët e ekipit të Skënderbeut se do ta dërgojë këtë çështje deri në Gjykatën Federale të Zvicrës. Lidhur me dënimin e Skënderbeut dhe shanset që skuadra korçare ka në CAS, Eduasportin.com ka kontaktuar me avokatin Artan Hajdarin.

Ky i fundit është ekspert në gjyqet sportive, pasi ishte përfaqësuesi ligjor i Federatës Shqiptare të Futbollit në UEFA për ngjarjet e 14 tetorit 2014. Hajdari tregohet i sinqertë kur flet në lidhje me shanset e Skënderbeut për të fituar çështjen në CAS.

Mendoni se dënimi prej 10 vitesh pezullim dhe 1 milion euro gjobë është tepër i rëndë për Skënderbeun, duke e lidhur dhe me precedentët e mëparshëm ndaj ekipeve të tjera?
Vendimi i dhënë në këtë shkallë të drejtësisë sportive është shumë i ashpër për një ekip futbolli në raport me ato fakte që pretendohen nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së UEFA-s. Nuk mendoj se ka pasur një rast të ngjashëm në jurispendencën e UEFA-s dhe më tej në CAS që e justifikon një masë disiplinore të tillë. Nuk mund të ndëshkohet një klub futbolli dhe me keq, një qytet i tërë me një qasje dyshimesh të arsyeshme ose jo, si në rastin e Skënderbeut.

A ka ndonjë shans Skënderbeu në CAS?
Mënyra se si është ndërtuar drejtësia sportive e UEFA-s bën që kjo çështje të ketë shumë debate në CAS, për mendimin tim. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë pritshmëri pozitive në Komisionin e Apelit të UEFA-s.

A ka gabime në këtë proces duke iu referuar dhe fakteve që janë marrë për bazë nga UEFA?

Nuk mund të them a ka, apo nuk ka gabime në këtë proces, pasi nuk e njoh çështjen me detaje. Mendoj dhe gjykoj si profesionist i fushës që çështje të tilla gjithmonë kanë vend për diskutim dhe përplasje me sistemin e juridiksionit të brendshëm zviceran, pasi shkelja e principeve të një procesi të rregullt ligjor mendoj se është prezent dhe në këtë çështje. Kjo, sidomos në mënyrën se si janë marrë të “ashtuquajturat prova” nga sistemi elektronik i mbikëqyrjes së basteve të UEFA-s. Provat në çdo sistem të së drejtës duhen marrë në përputhje me kriteret e ligjit procedural në juridiksionin e së cilës zhvillohet procesi ligjor, rastin tonë në Zvicër. Në të kundërt, defekti për të goditur mënyrën e marrjes së tyre në gjykatat e këtij juridiksioni janë prezent dhe mund të përdoren nga avokatët e Skënderbeut.

Takaj u shpreh se do e dërgojë çështjen në Gjykatën Federale. Ka mundësi reale Skënderbeu atje?

Mendoj se po, pasi në rastet ku shkelen apo cenohen rëndë disa parime të rendit kushtetues gjyqësor zviceran nga drejtësia sportive në juridiksionin e së cilës e ka selinë UEFA. Gjykata federale zvicerane (këtu kam parasysh gjykatën e lartë të këtij shteti), mund të rishikojë çështjen në rast se subjekti kërkues e paraqet këtë çështje para saj. Kjo ka vlerë kur avokatët e palës kërkuese (avokatët e klubit Skënderbeu) këto çështje për procesin e rregullt ligjor i shtron që në gjykimin e shkallëve sportive. Pra, i parashtrojnë së pari në drejtësinë sportive. Mendimet e mia janë nga këndvështrimi i një profesionisti të fushës, por si sportdashës dhe qytetar i Shqipërisë do them që ky vendim është një goditje e rëndë për sportin shqiptar dhe për më shumë kur ndëshkon një qytet sportdashës siç është Korça. /EDS

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori