LAJMI I FUNDIT:

Dënimi i parë me vdekje nga viti 2012 në SHBA, mbytet burri që për tetë orë mbajti peng gruan dhe fëmijët e keqtrajtoi seksualisht të bijën

Dënimi i parë me vdekje nga viti 2012 në SHBA, mbytet burri që për tetë orë mbajti peng gruan dhe fëmijët e keqtrajtoi seksualisht të bijën

David Cox është dënuar me vdekje, pasi që në vitin 2010 gjatë një rrethimi tetë orësh nga ana e policisë, mbyti gruan dhe para syve të saj keqtrajtoi seksualisht bijën e saj.

Cox është i dënuari i parë me vdekje që u mbyt në shtetin amerikan Misisipi në nëntë vitet e fundit, transmeton Telegrafi.


Cox është mbytur me injeksion në burgun e Parchman raportojnë mediat lokale. Në procesin gjyqësor që përfundoi në vitin 2021, Cox pranoi fajin pasi mbi të rëndonin tetë pika të aktakuzës, kurse më 2018 shkarkoi avokat e tij dhe hoqi dorë nga ankesa, me pretendim se “ka merituar dënimin me vdekje”.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 14 maj të vitit 2010, kur Cox bleu një revole dhe me të iu vërsul gruas që e kishte braktisur – Kim dhe dy fëmijëve të tyre. Cox kishte thyer derën e shtëpisë ku jetonte gruaja me fëmijët, dhe për më shumë se tetë orë i mbajti peng.

Gjatë rrethimit policor plagosi gruan në bark dhe dorë, dhe me kalimin e orëve ajo ndërroi jetë nga gjakderdhja, e para syve të saj e keqtrajtoi seksualisht tri herë bijën.

E pas tetë orëve negociata të pasuksesshme, policia u fut brenda dhe e arrestoi. I vetëdijshëm se çfarë kishte bërë, Cox në vitin 2018 shkroi një letër për gjykatësin, ku pranonte se “është fajtor dhe se meriton të vdes”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Urdhrat për evakuim në Rafah janë

Urdhrat për evakuim në Rafah janë "çnjerëzore", thotë shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Botë
Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Botë
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Botë
Kalo në kategori