LAJMI I FUNDIT:

Dëmtohet murali në shkollën e Bujanocit, shkruhet “Kosova është Serbi”

Dëmtohet murali në shkollën e Bujanocit, shkruhet “Kosova është Serbi”

Dikush ka dëmtuar një mural të bërë në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, ku mbi muralin e krijuar nga artisti shqiptar Nexhat Boriçi, për të falëmnderuar Kosovën dhe Shqipërinë për ndihmat që kanë bërë me furnizim me libra, ka shkruar parullat “Kosova është Serbi”.

Një provokim i rëndë ka ndodhur në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, ku nga persona të panjohur është dëmtuar murali falënderues për tekstet mësimore që nxënësve shqiptarë ua siguroi Shqipëria dhe Kosova. Dikush e ka dëmtuar këtë mural dhe mbi të ka shkruar parolla propaganduese “Kosova është Serbi”.


Nënkryetari i Bujanocit, Shqiprim Musliu e ka dënuar këtë akt, duke thënë se kjo ngjarje është provokim i rëndë, sidomos për faktin se ka ndodhur me institucionet shkollore në Bujanoc. “Dikush ka dëmtuar muralin e krijuar nga një artist shqiptar nga Lugina e Preshevës për të falëminderuar institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë për mbështetjen që kanë bërë shkollave shqipe në Luginën e Preshevës për furnizimin me tekste mësimore në gjuhën shqipe”, ka thënë Musliu.

Ai, në cilësinë e nënkryetarit të Bujanocit, ka dënuar ashpër këtë akt të dëmtimit të muralit, që shpreh falëmnderime për ndihmën që iu është dhënë nxënësve shqiptarë. “Po ashtu, kërkoj që të hetohet nga organet e ndjekjes se kush janë dhunuesit e këtij murali, njëherit edhe provokues të situatës, e të cilët kanë provokuar rëndë shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke prekur në institucione shkollore, çka është e pa pranueshme për ne”, ka thënë Musliu.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Rrëfimi i fotografit shqiptar të 'Al Jazeera': Si i dokumentoi krimet e luftës në Kosovë përmes fotografive

Rrëfimi i fotografit shqiptar të 'Al Jazeera': Si i dokumentoi krimet e luftës në Kosovë përmes fotografive

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Lajme
Kalo në kategori