LAJMI I FUNDIT:

Demonstrimi tregon rëndësinë e përshtatjes së gomave për çdo sezon

Demonstrimi tregon rëndësinë e përshtatjes së gomave për çdo sezon

Gomat që vendosen në veturë, janë shumë të rëndësishme për sigurinë e vozitjes

Zgjedhja e gomave për çdo sezon është shumë e rëndësishme, derisa mos përshtatja e tyre mund të ketë ndikim dramatik nëse nënvlerësohen, apo vendosen të gabuara, transmeton Telegrafi.


Për të treguar këtë rëndësinë e kujdesit për gomat, BMW ka demonstruar se si funksionojnë tri lloje të ndryshme gomash.

Në tre BMW M4 që janë krejtësisht të njëjtë, përpos ngjyrave të ndryshme, janë vënë gomat e ndryshme, si të verës, dimrit edhe goma që janë të krijuara për vozitje në pista.

Të tri veturat janë vënë në një garë, në terren me kushte normale, ku vetura me goma të verës mbeti prapa, ndërsa tjera me goma të dimrit edhe më larg. Frenimi me 150 kilometra në orë, tregoi se cila veturë rrëshqet më shumë.

Vozitja në rrugë të shtruar me borë, tregoi se sa të rëndësishme janë gomat e dimrit, teksa ato verore do të përbënin rrezik në këtë ambient. /Telegrafi/