LAJMI I FUNDIT:

Dëmtohen veturat e kryebashkiakut të Shkupit, Petre Shilegov, dhe bashkëshortes së tij

Dëmtohen veturat e kryebashkiakut të Shkupit, Petre Shilegov, dhe bashkëshortes së tij

Persona të panjohur kanë dëmtuar veturat e kryebashkiakut të Shkupit, Petre Shilegov, dhe të bashkëshortes së tij, të parkuara para një ndërtese në rrugën “Helsinki”.

Sipas policisë, mbrëmë rreth mesnatës, Sh.J (49) raportoi se persona të panjohur kanë dëmtuar veturën e saj “Audi K-5), dhe veturën e bashkëshortit të saj, “Audi A5”.

Veturave u janë thyer dritat, pjesë anësore, pjesë prapa veturës.

Gjatë dëmtimit, personi, apo personat që e kanë kryer këtë vepër, kanë përdorur forcë fizike dhe mjete të forta. Policia ka ndërmarrë masa për të gjetur keqbërësit. /Telegrafi/