LAJMI I FUNDIT:

Demokracia Studentore: Sistemi arsimor në Kosovë është në krizë të thellë

Demokracia Studentore: Sistemi arsimor në Kosovë është në krizë të thellë

Organizata Studentore “Demokracia Studentore”, ka reaguar të enjten për gjendjen e arsimit në Kosovë, e cila sipas tyre ka degraduar.

“Demokracia Studentore” thekson se si në çdo vend, edhe në Kosovë përgjegjësinë kryesore për t`i zgjidhur problemet me të cilat shoqërohet arsimi , e ka Ministria e Arsimit.


Mexhid Ramusa, nga Demokracia Studentore tha se defektet kryesore janë pikërisht tek Ministria e Arsimit dhe strukturat e saj, e cila duhet të ndryshojë qasjen që ka në udhëheqjen e sistemit arsimor.

“Për t`i zgjidhur problemet që sa vijnë e rëndohen në sistemin arsimor nuk mjafton vetëm të analizohet dhe proklamohet, por edhe të veprohet konkretisht dhe të merret prokuroria me inspektorët e korruptuar. Edhe ministria jonë si shumica e ministrive të shteteve të tjera evropiane ka pranuar reformat në sistemin arsimor, por ky sistem reformimi te ne si duket ka mbetur vetëm në letër”, tha ai.

Ramusa theksoi se nëpër shkolla fillore dhe të mesme dhe universitete të Kosovës punojnë një numër i konsiderueshëm i profesorëve të padiplomuar, ose të diplomuar në format më të këqija të mundshme.

“Por, ka edhe shumë mësimdhënës, të cilët edhe pse janë të diplomuar nuk punojnë sa duhet me nxënësit, studentët ose të tillë që vejnë në shkollë vetëm sa për të kaluar kohën! Asnjë veprim nuk është ndërmarrë në këtë drejtim nga Ministria e Arsimit. Rektorët, Dekanët dhe Drejtorët e shkollave nuk janë zgjedhur si rezultat i asaj që e meritojnë të jenë drejtorë, por ata i ka zgjedhur politika ditore! Në të njëjtën formë janë zgjedhur edhe shumica e drejtorëve të Drejtorive Komunale për Arsim! Është gabim shumë i madh që tek ne posti i drejtorëve komunalë të arsimit është post politik . Kjo praktikë duhet të ndryshohet patjetër në qoftë se duam cilësi! Nuk na duhen drejtorë të pa aftë për mbarëvajtjen dhe organizimin e punës dhe drejtorë që nuk i do njeri, të cilësdo parti politike qofshin ata”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori