LAJMI I FUNDIT:

Dëmi prej 37 mijë euro që e shkaktoi një fëmijë në sallonin e veturave, iu la prindërve një faturë të lartë për ta paguar

Dëmi prej 37 mijë euro që e shkaktoi një fëmijë në sallonin e veturave, iu la prindërve një faturë të lartë për ta paguar

Vetëm njëri prej dëmeve, është shkaktuar në një Audi Q8 që kushton 64 mijë euro

Në një sallon veturash në Guilin të Kinës, një fëmijë iu ka shkaktuar dëme të lehta dhjetë makinave tërësisht të reja Audi, derisa po luante me një guri të vogël, transmeton Telegrafi.


Megjithëse, dëmet që shkaktoi trevjeçari nuk ishin të mëdha, riparimi i tyre dhe gjendja që e kthejnë veturën, është shumë e madhe.

Të gjitha makinat duhet të lyhen sërish, derisa ato më nuk e kanë statusin e makinës tërësisht të re, por të riparuar, pasi të ketë dalë prej fabrike, dëm që konsiderohet të jetë i lartë deri në 37 mijë euro.

Pasi që ata refuzuan të paguajnë dhe çështja u dërgua në gjatë, prindërve iu mbeti një faturë e lartë, pasi detyrohen të paguajnë 12 mijë euro.

Shkaku i mos kujdesit të duhur ndaj fëmijës dhe dëmeve që shkaktoi, u konsideruan si të pafalshme dhe u lejua asnjë arsyetim edhe pse fëmija nuk është i vetëdijshëm se çfarë bëri. /Telegrafi/