LAJMI I FUNDIT:

Dëmet nga reshjet e shiut dhe breshëri në Suharekë – flet Bali Muharremaj

Dëmet nga reshjet e shiut dhe breshëri në Suharekë – flet Bali Muharremaj
Foto: Ilustrim

Reshjet e shiut, breshëri dhe erërat e forta ditëve të fundit shkaktuan shumë dëme në komuna të ndryshme të Kosovës.

Një prej atyre që pësoi më së shumti ishte edhe komuna e Suharekës ku sidomos bujqit e kësaj ane u ankuan se pësuan dëme jashtëzakonisht të mëdha.

Se dëmet në këtë sektor janë tejet të mëdha e thotë edhe kryetari i komunës, Bali Muharremaj, i cili tregon se cilat fshatra pësuan më së shumti.

Ai thotë se shpresën e kanë tek Qeveria që të kompensoi dëmet e shkaktuara pasi thotë se komuna ka buxhet tejet të vogël për kompensim.

“Sipas vlerësimit të gjendjes në teren nga ekspertët profesional nga Drejtoria e Bujqësisë, konstatohet se dëmet kanë qenë relativisht të mëdha. Më 18.06.2019 dhe 24.06.2019, dëmet nga breshëri janë shkaktuar më së shumti në zonën perëndimore të Komunës së Suharekës, në kulturat bujqësore si vreshtari, pemtari, lavërtari, blektori, shpeztari etj. Dëmet më të theksuara janë si në Studençan, Samadraxhë, Nepërbisht, Tërrnje, Sllapuzhan, Dubravë, Sallagrazhdë etj”, ka deklaruar Muharremaj për Reporteri.net.

Ai më tej ka pohuar se dëme nga reshjet e shiut poashtu janë bërë edhe në infrastrukturë, si në qytet dhe fshatra tjera ku janë dëmtuar rrugë dhe hapësira publike.

Muharremaj ka deklaruar se ka kërkuar ndihmë nga Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë për dëmet e shkaktuara.

“Kryeministri Ramush Haradinaj është i gjithë Kosovës dhe ai natyrisht vepron sipas kërkesave në gjithë Kosovën, ngase sipas informatave reshje intensive ka pasur në gjithë vendin. Ne ju kemi drejtuar me kërkesë zyrtare Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Bujqësisë për ndihmë, ngase dëmet i kemi të shumta. Unë shpresoj dhe besoj se kërkesa jonë do të mirret parasyshë, ngase buxheti ynë për kompenzim është shumë më i vogël krahas kerkesave që i kemi në teren”, ka deklaruar Muharremaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori