Ousmane Dembele tashmë është konfirmuar se nuk dëshiron të vazhdojë kontratën me Barcelonën dhe synon largimin.

Sipas asaj që raporton Foot Mercato, francezi ka marrëveshje verbale me Paris Saint-Germainin.


Kontrata e Dembeles skadon në fund të muajit qershor dhe do të kalojë te skuadra franceze si lojtar i lirë.

Sulmuesi aktualisht është duke i finalizuar detajet e fundit dhe pritet që shumë shpejtë të konfirmohet marrëveshja mes të dyja palëve.

Natyrisht se kalimi i tij në Park de Princes do të jetë i kushtueshëm, pasi pikërisht për aspektin e pagës – ai nuk firmosi marrëveshje e re.

Dembele ka kërkuar mbi 600 mijë euro në javë dhe PSG thuhet se do t’ia përmbushë dëshirat lojtarit për ta zëvendësuar Kylian Mbappen që do të kalojë te Real Madridi. /Telegrafi/

telegrafi sport app