Një numër i deputetëve të Kuvendit të Kosovës thonë se kohët e fundit i janë nënshtruar presioneve, kërcënimeve si dhe thirrjeve publike për të mos votuar të ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion të kufirit me Malin e Zi.
Por, Policia e Kosovës thotë se deri më tani nuk ka pranuar asnjë rast të paraqitur nga deputetët si kërcënim ndaj tyre.
Safete Hadergjonaj, është deputete e Partisë Demokratike të Kosovës që vjen nga Komuna e Deçanit.
Ajo ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në telefonin privat ka marrë disa mesazhe kërcënuese, nga persona siç thotë, të njohur dhe të panjohur.
“Më kanë ardhur shumë mesazhe. Ka pasur edhe mesazhe kërcënimi. Por, megjithatë unë jam e vetëdijshme për votën time. Kërcënime kam marrë në telefon, Facebook, mesazhe tjera”.
“Mesazhe ka të llojllojshme, disa thonë “mos voto”, në mesazhet tjera shkruan, se ‘a do të kthehesh ndonjëherë në Deçan?”, ka thënë Hadërgjonaj.
Megjithatë, Hadërgjonaj thotë se për këto kërcënime ajo nuk ka raportuar në organet e rendit.
Hadërgjonaj thotë se nuk frikohet nga, siç thotë ajo, “hijenat që kanë përcjellë në periudhën e vështirë të historisë se kombit, kurse tashmë mundohen të bëhen patriotë duke dërguar lloji-lloj shantazhesh”.
“Për mua le të bëjnë çka të duan të tjerët, unë kam mendimin, qëndrimin tim, kam forcën dhe guximin të marr vendime të duhura në momentin e duhur për interesin e vendit tim. Asnjëherë në jetën time nuk kam bërë ndonjë veprim që cenon interesin e vendit tim dhe nuk do ta bëjë as në të ardhmen”, thotë Hadërgjonaj.
Emri i deputetes Safete Hadergjonaj, është lakuar edhe në një faqe të rrjetit social Facebook, më emrin “Thuaj Jo Demarkacionit më Malin e Zi” , ku nuk dihet adresë e kujt është, por thuhet se Vota për, është votë e tradhtisë.
Zyrtarë të Policisë së Kosovës, thonë se deri më tash në këtë institucion nuk është raportuar për ndonjë kërcënim të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
“Policia e Kosovës në të gjitha rastet kur posedon informacion, apo në të gjitha rastet e raportuara, ndërmerr veprimet e saj ligjore për hetimin, trajtimin e rasteve konform autorizimeve ligjore që ka, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me prokurorët kompetentë”.
“Në këtë procedurë bën pjesë edhe trajtimi i rasteve të kanosjeve të cilave iu keni referuar ju, por që nga personat të cilëve iu keni referuar nuk ka pasur raste të raportuara në ditët e fundit”, thuhet në një përgjigje me shkrim të Policisë së Kosovës për Radion Evropa e Lirë.
As zyrtarë të qeverisë nuk kanë informacione për kërcënime eventuale.
Faton Abdullahu, zëdhënës i Qeverisë se Kosovës, megjithatë për Radion Evropa e Lirë, është shprehur se kërcënimet eventuale janë të papranueshme të “rrezikshme dhe destabilizuese”
“Si qeveri konsiderojmë se ne jemi në proces e sipër për të përfunduar këtë çështje dhe pastaj janë kuvendarët që do të vendosin. Kuvendarët duhet të vendosin lirshëm duke u bazuar në ndërgjegjen e tyre lirshëm, duke i kalkuluar të gjitha informacionet që i kanë për të votuar për interesat e Kosovës, për interesat e qytetarëve. Është e vërteta, janë faktet ato që e mbrojnë Kosovën dhe interesat e Kosovës dhe në asnjë mënyrë kërcënimet të cilat konsiderojmë se janë të papranueshme”, ka thënë Abdullahu.
Gjatë procedimit të parë të Ligjit për Demarkacion, partitë në opozitë patën organizuar kundërshtime në Kuvend dhe në rrugë dhe ata edhe dy vjet më vonë kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin të njëjtat hapa për të parandaluar procesin.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se për çdo përshkallëzim, përgjegjësinë duhet ta merr Qeveria e Kosovës, e cila sipas saj, nuk po i merr parasysh vërejtjet e opozitës.
“Në qoftë se qeveria tenton që të riprocedojë marrëveshjen e njëjtë që është një mashtrim i radhës, atëherë ne do t’i përgjigjemi me konsistencë, kundërshtim, sikurse edhe në seancat e kaluara. Natyrisht që kjo do të prodhojë tensione në vend, por për këtë do të mbahet përgjegjëse qeveria e Mustafës”, ka thënë Haxhiu.
Projektligji për Demarkacion u tërhoq nga Kuvendi i Kosovës në verën e vitit të kaluar me arsyetimin e Qeverisë së Kosovës se i ‘duhet më shumë kohë për të arritur një pajtueshmëri të deputetëve për miratimin e tij’.
Ndërkohë, analistët në Kosovë thonë se procesi i miratimit të Demarkacionit është shndërruar në një betejë të ashpër politike.
Artan Muhaxhiri, analist politik, thotë se është e pritshme të ketë rritje të agresivitetit.
“Krahas kërcënimeve, për të cilat flasin disa deputetë, është edhe forma tjetër e presionit që përdoret ndaj deputetëve. Kohët e fundit, edhe disa deputetë kundërshtar të marrëveshjes aktuale me Malin e Zi, janë dëgjuar duke thënë se “ai që voton Demarkacionin, është tradhtar”.
Analisti Muhaxhiri thotë se konceptet “patriot dhe tradhtar” që po përdoren edhe nga disa deputetë të opozitës, nuk janë përshtatshme për politikën e kohës në të cilat po jetojmë.
“Mirëpo, unë mendoj se ky është një gabim i madh, sepse në vend që të kemi një qasje racionale dhe të përafrimit të pozicioneve, ka kërcënime dhe shantazhe që janë të papranueshme për skenën politike”, ka thënë Muhaxhiri.
Marrëveshja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, e nënshkruar me praninë ndërkombëtare në verën e vitit 2015, është kundërshtuar fuqishëm nga opozita në Kosovë dhe së fundi edhe nga një pjesë e deputetëve të koalicionit qeveritar.
Kryeministri Mustafa ka paralajmëruar se brenda ditësh qeveria do ta procedojë Marrëveshjen në Kuvend me qëllim të votimit të saj, duke i hapur rrugën, siç thotë, “liberalizimit të vizave për qytetarët”, një kusht ky i vendosur nga Komisioni Evropian që në muajin maj të vitit të kaluar për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në BE.
Kjo marrëveshje, përveç çështjes së shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi, është përcaktuar nga Komisioni Evropian si kriter i pazëvendësueshëm që duhet ta plotësojë Kosova për t’u përfshirë në liberalizimin e vizave.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Raporti i DASH-it, reagon LDK: Vulë ndaj korrupsionit serioz të Qeverisë – Prokuroria të zbatojë ligjin
“Skenë krimi mos kalo”, vendosen shirita te zyra e profesorit që po akuzohet për ngacmim seksual
Shembet rruga ngjitur me pallatin në ndërtim, izolohen banorët e një lagje në Sarandë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj