Myslim Pasha
Kryeministri i Shqipërisë, në konferencën për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, shkreptiu me lehtësi dhe pa asnjë emocion të veçantë, kur papritmas, ai shtjelloi vijën e Demarkacionit të Malit të Zi me Republikën e Kosovës, në një lëvizje politike asfiksuese për opinionin shqiptar. Ai i tha homologut që të tërhiqet nga pozicioni i tij.
Mesa duket u dha orientimi politik e diplomatik që vija të lundrojë tek koordinatat e gënjeshtërta antikombëtare, që i janë vënë si kusht Kosovës. Kjo ishte e papritura e madhe.
Kur përfytyrohej se gjithçka do t’i lihej në dorë institucioneve studimore, në përqasje e të dy drejtimeve të cilat kundërshtojnë njëri-tjetrin, vjen kjo rrufe e kryeministrit, kur sipas mendimit tonë nuk kanë shteruar mundësitë e tjera. Kësilloj, vija ndarëse kufitare me Malin e Zi bëhet vija zotëruese e fatit të nesërm të Kosovës.
Një vijë e gënjeshtërt, si ajo që është projektuar dhe firmosur, e bën Kosovën të jetë e drejtë. Një vijë e ndryshuar tek gjeopozicionimi i vërtetë shkencor gjeohistorik e bën Kosovën të padrejtë, ndaj i mbyllen dyert për në Evropë. Pra e pret ndëshkimi!
Kosovës pra i është vënë kushti hapësinor për kufirin me Malin e Zi, sikundër Shqipëria e përfytyruar me kusht për Kufrin detar me Greqinë.
Ky është absurdi – gijotinë mbi qafën e kombit, të cilat po dalin sheshit në fillim të shekullit të XXI. Kjo vijë ndarëse, është bërë si ai litari i varur që pret në trekëmbësh, qoftëlarg !
Pavarësisht se në cilën optikë u vështrua dhe u përcaktua, fajtorët janë është brenda vendit… grupi qeveritar vijon të mbetet grup politik, dhe pena e orientimi i tyre shënoi dhe firmosi një akt të pashembullt vetasgjësues, për të çuar në vend amanetet e Ahtisarit, që hapi lirshëm përvijimin e koordinatave pushtuese hartografike të Serbisë së dikurshme dhe të Malit të Zi të sotëm.
Një betejë e ashpër ka ndodhur dhe po ndodh në Kosovë, si në sferën e ndeshjes politike kapitulluese ashtu dhe asaj profesionale dhe studimore, që në një pjesë të saj është ndikuar dhe diktuar.
Bashkësia studimore gjeohartografike, katastrale, historike, e trashëgimisë etnike dhe kulturore në fushë të gjeoshkencave është bërë arenë e fakteve dhe dokumenteve autetentikë për gravitetin e vërtetë të kësaj vije.
Pse vallë të mos të inkurajohej ballafaqimi studimor për të eleminuar instrumentet politikë që përmbysin syresh, fate hapësirash, dinjitete dhe integritete kombëtare që nëpërkëmben !?
Kosova nuk mund të ndëshkohet kësilloj. Ajo nuk mund të shkoj në Evropë ashtu, cung. Bash kjo duhet të ishte hapësira vizatimore dhe pozicionuese e kësaj ndarjeje për ta fshirë me argumente atë vijë vetndëshkuese.
Trysnia ndërkombëtare, edhe pse nuk u përmend nga kryeministri i Shqipërisë, siç duket përmjet tij e ka gjetur shtegun e veprimit realizues të saj. Ngjashmëria e asaj që ndodhi me Paktin Detar me Greqinë, na sjell përfytyrimin e dy pikave uji. Një binom ku përqaset shpërfillja kokëulje dhe inferioriteti i pranishëm tek Institucionet studimore të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Ajo vijë nuk mund të jetësohet kurrë! Kosova duhet të shkojë drejt vetvetes!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Pse duhet të vendosni folie alumini në dorezat e dyerve sa herë që largoheni nga banesa?
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi
Pas spekulimeve të shumta, Romeo bën veprimin e papritur në lidhje me Heidin
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi