LAJMI I FUNDIT:

Demarkacioni, Haradinaj: Ta hetojë FBI-ja

Demarkacioni, Haradinaj: Ta hetojë FBI-ja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, kërkon nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, që të angazhojë FBI-në për të hetuar demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi.

Në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK), Haradinaj ka thënë se i është adresuar Presidentes Jahjaga, i bindur se në këtë proces ka pasur shkelje dhe se, sipas tij, “duhet një hetim emergjent nga hetues ndërkombëtarë”.


Duke folur rreth vlerësimit të Komisionit të Jashtëm, lideri i AAK-së ka thënë se “ata kanë arritur t’i gjejnë shkeljet për shkak se, njerëzit që e kanë në dorë dokumentacionin, kanë arritur t’i manipulojnë ata”.

Ai ka thënë se presidentja menjëherë duhet ta bëjë kërkesën në adresë të FBI-së, ndërkohë që ka rikonfirmuar se mbetet i palëkundur në çështjes rreth e vijës kufitare me Malin e Zi.

“Nuk qëndron konstatimi i fundit. Ato janë fakte të pabaza të Murat Mehës. Pika kufitare është ajo që ne pretendojmë dhe nuk zbrapsemi nga bindjet tona faktike. Këtë nuk po e them vetëm unë, por këtë e dinë të gjithë, si opozita, ashtu edhe pushtetarët. Nëse Presidentja Jahjaga nuk merr iniciativë, ne do t’i thërrasim vetë grupet hetimore, për t’i vlerësuar pikat kufitare”, ka thënë, ndër të tjera, në intervistën dhënë RTK-së, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.