Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, vlerëson të gabuar dhe të dëmshëm për studentët vendimin e institucioneve shtetërore për shndërrimin e Qendrës Studentore si karantinë.
Demaj ka thënë se pas vendimit të Qeverisë që objektet dhe konviktet e Qendrës së Studentëve të shndërrohen në karantinë, gjërat e studentëve përfshirë edhe literatura shkollore kanë mbetur aty të bllokuara.
Dhe kjo sipas tij, i ka dëmtuar dukshëm studentët, të cilët kanë mbetur pa literaturë duke ua vështirësuar përgatitjen për provimet e afatit të qershorit.
“Kjo nuk është menaxhuar në mënyrën më të mirë sepse është dashur nga Qendra e Studentëve, në bashkëpunim me organet tjera të ishte bërë një strategji, që të mendohet edhe tjetra çka nëse zgjatë pandemia. Unë kam kërkuar nga drejtori i Qendrës së Studentëve, të gjejnë një formë që studentët t’i marrin ato materiale, sepse jemi në prag të afatit të qershorit dhe studentët fatkeqësisht janë pa literaturë. Edhe në këtë moment apeloj jo vetëm të QS por edhe të Qeveria që ta gjejnë një formë që studentët të kenë mundësi të marrin gjërat e tyre, e në veçanti literaturën”, deklaroi ai.
Dema thotë se zënia e konvikteve është bërë pa u konsultuar me UP-në, derisa theksoi se kjo situatë do t’i kushtojë shumë suksesit të studentëve.
“Konviktet janë për studentët, ata janë në vazhdim të studimeve ndoshta është dashur të kërkohet alternativ tjetër e jo kjo, por si do që të jetë ne nuk jemi konsultuar. Vërtet nuk është menaxhuar mirë dhe kjo do të na kushton edhe në suksesin e studentëve, gjë që për ne do të jetë një hendikep”, thotë ai për kp.
I pari i Universitetit të Prishtinës thotë se janë të gatshëm të organizojnë afatin e qershorit qoftë online apo në mënyrë fizike.
“Jemi të gatshëm që afatin e qershorit ta organizojmë qoftë online apo në mënyrë fizike edhe pse nuk kemi ndonjë përvojë dhe kemi disa fakultete që kanë numër të madh të studentëve, është më vështirë të organizohet online. Po edhe studentët kanë kërkuar që në mënyrë fizike të organizohen provimet, mirëpo ne jemi të gatshëm për të dy opsionet”, thotë Dema.
Dema thotë se janë të përgatitur për mbajtjen e provimeve edhe në fakultete duke respektuar distancën.
“Jemi të përgatitur që në këto hapësira që i kemi edhe pse në disa fakultete kemi mungesë të hapësirave t’i kombinojmë të gjitha hapësirat dhe mbi bazën e kufizimeve që do të jenë, do të organizojmë, pra nënkuptohet që do të punojmë në grupe më të vogla”, thotë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare