LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni i BQK-së merr pjesë në konferencën e organizuar nga BQE

Delegacioni i BQK-së merr pjesë në konferencën e organizuar nga BQE

Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Flamur Mrasori, i shoqëruar nga anëtari i Bordit, Behxhet Brajshori, po marrin pjesë në konferencën e tetë të nivelit të lartë të organizuar nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) me temën “Përgjigja e vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore ndaj ndryshimeve në fushën tregtare dhe financiare”.

Fjalën mirëseardhëse për pjesëmarrësit e kësaj konference e ka mbajtur presidenti i BQE-së, Mario Draghi, kurse folëse kryesore është drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Christine Lagarde.


Kjo konferencë vjetore është e nivelit të lartë, e cila kësaj radhe është organizuar në dy sesione kryesore me tema shumë të rëndësishme dhe me folës nga institucione të larta financiare botërore si FMN-ja, Banka Botërore, BERZH-i, përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian, si dhe përfaqësues të Bankave Qendrore të vendeve të ndryshme evropiane. /Telegrafi/