Një delegacion nga Fondacioni Arbëresh, me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani, ka realizuar vizitë zyrtare në Kosovë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe thellimin e lidhjeve historike e kulturore ndërmjet komunave arbëreshe me vendin.
“Delegacioni u kryesua nga z. Ernesto Madeo, Komisioner i Fondacionit dhe Kryetar i Bashkisë San Demetrio Corone, dhe përbëhej nga përfaqësues të nivelit të lartë institucional dhe kulturor të komunitetit arbëresh, përfshirë kryetarë të bashkive San Cosmo Albanese, Frascineto, Cerzeto dhe Caraffa di Catanzaro”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, delegacioni zhvilloi takime në Presidencën e Kosovës, Komunën e Prishtinës, Universitetin e Prishtinës, si dhe institucione të tjera arsimore e kulturore.
Poashtu, ata kanë realizuar vizita në lokalitete të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe historike, si: Biblioteka Hivzi Sylejmani, Muzeu Etnologjik, Katedralja e Prishtinës, Parku Arkeologjik Ulpiana, si dhe objekti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Delegacioni realizoi vizitë edhe në Novobërdë, Letnicë, Stubëll, Ferizaj, Suharekë dhe Prizren.
“Në takimet e zhvilluara, u shpreh interesimi i ndërsjellë për të vendosur bashkëpunim të qëndrueshëm dhe të institucionalizuar mes komunave arbëreshe dhe institucioneve në Kosovë, në fusha me interes të përbashkët si arsimi, kultura, diaspora, zhvillimi ekonomik dhe bujqësia. U diskutua mundësia e përfshirjes së studentëve arbëreshë në institucionet arsimore në Kosovë me kuota të veçanta, si dhe vendosja e kontakteve të drejtpërdrejta mes universiteteve, përfshirë nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit”, vazhdon njoftimi.
Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni mori pjesë edhe në shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Prishtinës dhe në Panairin e Librit, duke shprehur vlerësimin për ftesën dhe për mikpritjen institucionale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kush është 23-vjeçari që u gjet i pajetë në Shkopet, dyshohet se u mbyt me litar

Hiqet pika për interpelancën kundër kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Fronti Europian bllokon foltoren e Kuvendit

Gjykata cakton një muaj paraburgim për pesë policët në rastin e Agon Zejnullahut

Berisha: Policët vepruan sipas detyrës – paraburgimi po kërkohet për shkak të tensioneve me familjarët

Qeveria në detyrë merr gjashtë vendime të reja

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, përfundoi seanca dëgjimore ndaj 5 policëve

Xhandarmëria serbe me simbole ruse, Islami: Nuk është rastësi, por sinjal shqetësues

Mickoski: Bullgaria ka agjendë dhe plan të qartë, shkatërrimin e kombit dhe identitetit maqedonas

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë