eksperti ad

Në komunikatën e lëshuar nga ky takim thuhet se, ambasadori Delawie konfirmoi edhe një herë mbështetjen e fuqishme amerikane për ngritjen e cilësisë në Universitetin e Prishtinës, si kontribut zhvillimit të arsimit të lartë në Kosovë.

Ambasadori Delawie, ndër të tjera, tha se “ngritja e cilësisë lidhet drejtpërdrejt me ngritjen e nivelit të stafit akademik” dhe theksoi se “diplomat cilësore mundësojnë punësim më të lehtë dhe vazhdim të studimeve pasdiplomike jashtë vendit”.


Rektori Zejnullahu falenderoi ambasadorin Delawie për mbështetjen që Qeveria e SHBA i jep Universitetit të Prishtinës, në veçanti përmes Programit të Lidershipit Transformues nga i cili përfitojnë disa njësi akademike të Universitetit. /Telegrafi/