LAJMI I FUNDIT:

Deklarohet Qeveria për arrestimin e tre shtetasve të Kosovës në vendkalimin kufitar në Merdar nga policia serbe

Deklarohet Qeveria për arrestimin e tre shtetasve të Kosovës në vendkalimin kufitar në Merdar nga policia serbe
Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës

Tre shtetas të Republikës së Kosovës të martën janë arrestuar nga Policia e Serbisë në vendkalimin kufitar në Merdar.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili  tha se për këtë është njoftuar edhe Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi.


Sipas tij, nga të dhënat e deritanishme fjala është për dy qytetarët nga Komuna e Podujevës, ndërsa për të arrestuarin e tretë ende nuk kanë të dhëna rreth identitetit të tij.

“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi është njoftuar lidhur me arrestimin edhe të tre shtetasve të Republikës së Kosovës nga policia e Serbisë gjatë kalimit në Serbi, në vendkalimin kufitar në Merdar. Nga të dhënat e deritanishme fjala është për dy qytetarët nga Komuna e Podujevës, ndërsa për të arrestuarin e tretë ende nuk kemi të dhëna rreth identitetit të tij”, ka thënë Kryeziu.

Arrestohen shtatë persona nga Policia e Serbisë në Merdarë, flet familjari i dy prej të arrestuarve: Polici më tha se i morën veç pse jeni shqiptarë
Lexo po ashtu Arrestohen shtatë persona nga Policia e Serbisë në Merdarë, flet familjari i dy prej të arrestuarve: Polici më tha se i morën veç pse jeni shqiptarë

Tutje ai tha se dy prej tyre u është caktuar masa e paraburgim prej 48 orësh në Qendrën e Paraburgimit në Prokuple. “Arsyet e arrestimit nuk dihen”, tha Kryeziu.

Ai tha se “në lidhje me këtë, nga Zyra jonë Ndërlidhëse, është njoftuar delegacioni i BE-së në Serbi si dhe përfaqësuesit e misioneve diplomatike të vendeve partnere të akredituara në Serbi. Për këtë çështje do të kemi takimeve me zyrtarët e BE-së dhe me përfaqësuesi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, të Mbretërisë së Bashkuar dhe të vendeve tjera partnere”.

Ndërkaq, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës po ashtu i tha Telegrafit se si Qeveria do të vazhdojnë përpjekjet për të marrë sa më shumë informacione dhe për të adresuar sa më parë këtë çështje.

“Sado që është sjellje e vjetër dhe e përsëritshme e Serbisë, ajo vazhdon të jetë e papranueshme. Kjo i shtohet dëshmive të njëpasnjëshme se Serbia nuk është aspak dhe asnjëherë e interesuar për marrëdhëniet fqinjësore. Si Qeveri, nëpërmjet Zyrës sonë Ndërlidhëse në Serbi, do t’i vazhdojmë përpjekjet për të marrë sa më shumë informacione dhe për të adresuar sa më parë këtë çështje. Tashmë Zyra jonë atje ka bërë kërkesë që t’u lejohet vizita e tyre”, ka thënë Kryeziu për Telegrafin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori