LAJMI I FUNDIT:

Deklarimi i pasurisë, Duda Balje ka veturë personale që kushton 25 mijë euro

Deklarimi i pasurisë, Duda Balje ka veturë personale që kushton 25 mijë euro

Duda Balje ka qenë njëra ndër deputetet me aktive të Kuvendit të Kosovës gjatë vitit të fundit.

Ajo ka qenë protagoniste për një sërë ligjesh në Kuvend që kanë shkaktuar debate shoqërore.


Deklaratat e saj në lidhje me kundërshtimin e Projektligjit që do të lejonte martesat brenda gjinisë së njëjtë apo qëndrimi pro për tërheqjen e mjeteve nga Trusti kanë shkaktuar reagime të shumta në shoqëri.

Balje që përfaqëson komunitetin boshnjak në Kuvendin e Kosovës, bashkë me familjen e ngushtë posedon shtëpi, banesë e lokale.

Nga milionat në toka e shtëpi e deri te kreditë në banka – kjo është pasuria e shefave të grupeve parlamentare
Lexo po ashtu Nga milionat në toka e shtëpi e deri te kreditë në banka – kjo është pasuria e shefave të grupeve parlamentare

Ajo ka edhe veturë personale që kushton 25 mijë euro.

Megjithatë deputetja ka deklaruar se posedon vetëm 4 mijë euro para të gatshme në banka, derisa ndaj institucioneve financiare ka obligime mbi një mijë euro./Telegrafi/