LAJMI I FUNDIT:

Deklaratat e Janevës për jolegjitimitet të disa institucioneve shkaktojnë reagime të ashpra

Deklaratat e Janevës për jolegjitimitet të disa institucioneve shkaktojnë reagime të ashpra

Deklarata e djeshme e prokurores speciale për jolegjitimitet të disa gjykatësve, deputetëve dhe kryetarit të shtetit ka nxitur reagime të ashpra ndaj saj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këto reagime janë përdorur edhe terme si ”procedura për ndrimin e saj”, ”rënim të sovranitetit të shtetit”, si edhe Janeva ka kryer ”një nga veprat penale më të rënda”.


Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, përmes një konferece për shtyp, ku para gazetarëve ka folur koordinatori Ilija Dimovski, u vu në pikëpyetje mbijetesa e PSP-së. Në njërën nga pyetjet e gazetarëve nëse Kuvendi do të inicojë procedurë për ndrimin e Katica Janevës, Dimovski u përgjigj se këtë procedurë sipas Ligjit e inicon Këshilli i prokurorëve publik (KPP), kurse Kuvendi vepron në instancë të dytë./Telegrafi/