LAJMI I FUNDIT:

Deklarata skandaloze e Amosit për Luizin: Do ta dërgoja në mal, do ta zhvishja lakuriq dhe ta xhiroja

Deklarata skandaloze e Amosit për Luizin: Do ta dërgoja në mal, do ta zhvishja lakuriq dhe ta xhiroja

Ngjarjet në Big Brother VIP Albania çdo ditë e më shumë po sjellin dinamika mes banorëve madje disa prej tyre duke kaluar edhe limitet.

Së fundmi, e tilla ka qenë edhe një deklaratë e Amosit për Luizin, i cili në ato momente nuk ishte i pranishëm.

Derisa pjesa më e madhe e banorëve ndodheshin së bashku nuk kanë munguar diskutimet rreth Luizit, që po sulmohet prej ditësh nga pothuajse secili brenda shtëpisë së famshme.


Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Amosi teksa po bisedonte me Kristin iu drejtua duke i thënë “e di se çfarëdo t’i bëja (Luizit)?”, më pas Kristi i kthehet duke e pyetur nëse ‘do ta vriste?’.

Tutje, Amosi vazhdon duke e shpjeguar atë që do t’i bënte Luizit, e që ishte një torturë për të dhe shprehet se ai e meriton një trajtim të atillë.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

“Jo nuk do ta vrisja, e di unë çfarë do t’i bëja, atë që meriton. Do ta dërgoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja, do t’i thoja kërko falje dhe pastaj do ta shihje nëse i jep gojës më, nuk po them se do i fusja plumb kokës”, thotë Amos.

Kjo deklaratë dhe disa të tjera po konsiderohen si bullizuese dhe të tepruara të personazhet VIP që këtë vit janë bërë pjesë e BBVA.

@luiz.kryefjala #bigbrothervipalbania #luizejlli #bigbrother #luizkiara #luizkiara❤️ #kiaraluiz #fyp #teamluiz #viral #bigbrotheralbaniavip #luizejlliofficialfans #❤️ ♬ original sound – Luizkryefjala

Ndërkohë, mbrëmë (e hënë) në shtëpinë ka arritur një “zarf i zi” nga “Vëllai i Madh”, por që ende nuk kanë dhënë urdhër që të hapet dhe nuk dihet nëse do të ketë masa pikërisht për sjelljet tronditëse të disa prej banorëve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori