LAJMI I FUNDIT:

Deklarata e Veselit ndaj Haradinajt, për konsum politik, apo distancim nga Kryeministri që të mos shënjohet nga ndërkombëtarët?

Deklarata e Veselit ndaj Haradinajt, për konsum politik, apo distancim nga Kryeministri që të mos shënjohet nga ndërkombëtarët?

Deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, se nuk do të qëndrojë në një Qeveri e cila dëmton raportet e Kosovës me SHBA-në, analistët e vlerësojnë si deklaratë për konsum politik, apo edhe synim i Veselit të distancohet nga Haradinaj, që të mos shënjohet nga ndërkombëtarët si jo bashkëpunues për tema të mëdha gjeopolitike.

Analisti Imer Mushkolaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli nuk ka nevojë që t’i maltretojë qytetarët me deklarata të tilla “hipokrite”, por të ndërmarr veprime.


“Nuk ka nevojë që të na maltretoj me deklarata të tilla, por nëse përnjëmend nuk dëshiron që të rrijë në një qeveri me Ramush Haradinaj, atëherë le të organizoj zgjedhjet. Deklaratat e tilla edhe të Veselit dhe të Xhavit Halitit, më shumë i shoh si një përpjekje me u ‘shit’ proamerikan, si me qenë zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë ose i State Departamentit, ndërkohë që nuk po marrin veprime. Pra nuk kemi më nevojë të dëgjojmë klishe të tilla, deklarata të tilla hipokrite.Nëse PDK-ja dëshiron të shkojë në zgjedhje atëherë le të ndërmarrin hapa dhe të shkojnë në zgjedhje. Por mos të na maltretojnë neve qytetarëve me deklarata të tilla, të cilat nuk bëhen për asgjë, thjesht për konsum politik”, ka thënë Mushkolaj.

Ndërsa, analisti Artan Muhaxhiri theksoi se këmbëngulësia e Haradinajt për mbajtjen e taksës dhe presioni i madh ndërkombëtar për heqjen e saj kanë krijuar përplasje intensive brenda koalicionit qeverisës.

Siç tha ai, qëndrimet e Haradinajt dhe Veselit tash janë diametralisht të kundërta, situatë e cila e pamundëson ecurinë normale të punës së qeverisë.

“Këmbëngulja e Kryeministrit Haradinaj për mbajtjen e taksës dhe presioni i madh ndërkombëtar për heqjen e saj kanë krijuar përplasje intensive brenda koalicionit qeverisës, gjë që imponon kërkimin e alternativave zgjidhëse. Për dallim nga inicimi i taksës, kur ishin vendosmërisht të përbashkuar, qëndrimet e Haradinajt dhe Veselit tash janë diametralisht të kundërta, situatë e cila e pamundëson ecurinë normale të punës së qeverisë.

Veseli e paralajmëron Haradinajn: Nuk rri në një Qeveri që dëmton raportet e Kosovës me SHBA-në

Muhaxhiri potencoi se Veseli po synon të distancohet nga Haradinaj në këtë pikë, në mënyrë që të mos shënjohet nga aleatët ndërkombëtarë si politikan jobashkëpunues për tema të mëdha gjeopolitike.

“Mosgatishmëria e kryeministrit Haradinajt për çfarëdo modifikimi të pozicionimit ‘Taksën për njohjen’, edhe përkundër trysnisë ngulmuese amerikane dhe evropiane, e ka vendosur Veselin në pozitë të vështirë, sepse si kryetar i partisë më të madhe në Koalicionin PAN, edhe ai është duke u konsideruar përgjegjës deri në një masë për gjendjen bllokuese drejt epilogut të bisedimeve në Bruksel. Prandaj, Veseli medoemos synon të distancohet nga Haradinaj në këtë pikë, në mënyrë që të mos shënjohet nga aleatët ndërkombëtarë si politikan jobashkëpunues për tema të mëdha gjeopolitike”, vlerësoi Muhaxhiri për Telegrafin.

Ndryshe, vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën doganore ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina fillimisht 10 për qind e më pas 100 për qind, është në fuqi që nga muaji nëntor i vitit të kaluar edhe pas presionit të madh ndërkombëtarë që po i bëhet kësaj qeverie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori