LAJMI I FUNDIT:

Deklarata e Stoltenbergut për dërgimin e policisë speciale në veri, Hoxhaj fajëson Kurtin e Osmanin

Deklarata e Stoltenbergut për dërgimin e policisë speciale në veri, Hoxhaj fajëson Kurtin e Osmanin

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenbeg, i cili të enjten në një konferencë për media ka thënë se çdo zbarkim i forcave speciale në veri të Kosovës duhet të bëhet në koordinim me NATO-n.

Hoxhaj ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se falë tyre procesi i dialogut është zvogëluar rreth gabimeve strategjike të Kosovës dhe jo interesave të saj.


Stoltenberg: Çdo zbarkim i FSK-së dhe Policisë në veri kërkon konsultimin me KFOR-in
Lexo po ashtu Stoltenberg: Çdo zbarkim i FSK-së dhe Policisë në veri kërkon konsultimin me KFOR-in

“Sot u pa qartë edhe një herë se me dyshen Osmani-Kurti, procesi i dialogut është zvogëluar rreth gabimeve strategjike të Kosovës dhe jo interesave të saj, kur nga selia e NATO-s u tha se Kosova tani duhet të kërkojë leje nga KFOR-i për të vendosur forcat policore në veri. Lajm i keq!”, ka shkruar ish-kryediplomati në Facebook.

Ndryshe, Stoltenberg këtë deklarim e ka bërë të enjten në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai është pyetur nëse është kriter i ri koordinimi edhe për zbarkimin e forcave speciale, pasi sipas marrëveshjes dypalëshe bëhet fjalë vetëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Stoltenberg është përgjigjur se secili zbarkim i forcave duhet të jetë në konsultim.

“Nuk është kriter i ri. Është baza e misionit për një kohë të gjatë tashmë. Çdo zbarkim i forcave speciale kërkon pajtimin e KFOR-it dhe ka nevojë për koordinim dhe konsultim të afërt mes autoriteteve në Prishtinë me çfarëdo lloj zbarkimi të forcave që mund të ndikojë pozitën tonë e sigurinë në Kosovë”, ka thënë Stoltenberg.

Por, presidentja  Osmani ka thënë më pas se marrëveshja e vitit 2013 e vë theksin vetëm te FSK-ja, e se Policia e Kosovës e ushtron detyrën prej më shumë se dy dekadash në të gjithë vendin pa dallim territori. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori