LAJMI I FUNDIT:

Deklarata e Ramës, reagon Basha: Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete

Deklarata e Ramës, reagon Basha: Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha i ka reaguar sot ashpër kryeministrit Edi Rama për qasjen e tij ndaj seancës së të enjtes në Këshill të Sigurimit, e cila u thirr nga Serbia për ndalimin e dinarit në Kosovë.

Basha në një postim në X shkruan se aleatët strategjikë e trajtojnë sigurinë e Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare, rajonale, evropiane dhe euroatlantike, ndërkaq vetëm Edi Rama nuk e konsideron të tillë.


Kosova dhe Serbia përplasen në Këshillin e Sigurimit, Rama: Seancë pa kuptim, mungesa e koordinimit me ndërkombëtarët zbeh pozitat e Kosovës
Lexo po ashtu Kosova dhe Serbia përplasen në Këshillin e Sigurimit, Rama: Seancë pa kuptim, mungesa e koordinimit me ndërkombëtarët zbeh pozitat e Kosovës

“Flet si perëndimor, vepron si lindor. Aleatët strategjikë e trajtojnë sigurinë e Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare, rajonale, evropiane dhe euroatlantike. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron të tillë.

Aleatët strategjikë e trajtojnë korrupsionin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri si cenim të sigurisë së tyre kombëtare. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron çështje të sigurisë së vendit tonë”, shkruan Basha.

Kurti: Serbia po ankohet jo për këmbimin e dinarit me euro, por për ndalimin e thasëve me para në kufi
Lexo po ashtu Kurti: Serbia po ankohet jo për këmbimin e dinarit me euro, por për ndalimin e thasëve me para në kufi

Ai më tej thotë se Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete.

“Shqipëria nuk ka kërcënim më të madh ndaj sigurisë së saj kombëtare se korrupsioni që vret vende pune, varfëron shqiptarët dhe shkatërron besimin te institucionet dhe shteti”, shkruan Basha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Lajme
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë

Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori