LAJMI I FUNDIT:

Deklarata e Murrayt pas fitores

Deklarata e Murrayt pas fitores

Andy Murray nënshtroi tenistin serb, Novak Djokovic, me rezultat 2-0 në sete (6-3, 6-4) për të fituar titullin e ‘ATP World Tour Finals’.

Pos këtij trofeu, tenisti britanik është siguruar që të qëndrojë në krye të renditjes për këtë vit, si tenisti më i mirë në botë.


Një fotomontazh interesant për fitoren e Andy Murray
Një fotomontazh interesant për fitoren e Andy Murray

“Ishte përballje e veçantë ndaj Novak në një duel të këtillë, kemi luajtur në finalet Grand Slam dhe në finalet olimpike në të kaluarën, por jam shumë i lumtur që fitova dhe të jem numri 1 në botë, është gjë shumë e veçantë”.

“Është diçka që asnjëherë nuk e kam pritur”, është shprehur tenisti britanik pas fitores.

Andy Murray është më i miri në botë për këtë vit
Lexo po ashtu Andy Murray është më i miri në botë për këtë vit

“Ekipi im ka qenë përreth meje qe një kohë dhe familja ime ka qenë këtu që nga fillimi duke bërë shumë sakrifica, prandaj i falënderoj”, ka shtuar ai më tej. /Telegrafi/