LAJMI I FUNDIT:

Deklarata e Kurtit në Bruksel, pezullimi i taksës për automjetet dhe vendimi i Speciales që Thaçi të mbetet në paraburgim – top lajmet e javës

Deklarata e Kurtit në Bruksel, pezullimi i taksës për automjetet dhe vendimi i Speciales që Thaçi të mbetet në paraburgim – top lajmet e javës

Javën që po lëmë pas është mbajtur takimi i dytë në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, takim ky që është përcjell me tensione.

Po javën që po lëmë pas Kuvendi i Kosovës shkarkoi Bordin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave


Edhe çështja e takës prej 5 euro ishte temë që u përfol ditët e kaluara, ndërsa pas kritikave të shumta Ministria e Infrastrukturës ka vendosur që të pezulloj vendimin për tiketën prej 5 eurove për regjistrim të automjeteve.

Ndërkaq, të premten, ish presidentit Hashim Thaçi edhe zyrtarisht iu është refuzuar kërkesa që të mbrohet në liri.

Edhe pse dy shtete kanë ofruar garanci për mbrojtjen e Thaçit në liri, gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, nuk e ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes së ish kreut të UÇK-së.

Dialogu Kosovë-Serbi, gjithçka që u tha pas takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel

Të hënën, më 19 korrik kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë takuar në Bruksel, në raundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi, por që në këtë takim palët nuk janë pajtuar për asgjë, përveç asaj që në shtator të mbahet takimi i radhës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me presidentin serb në Bruksel ka dalë me një prononcim për media, ku njoftoi se ka propozuar një marrëveshje të paqes që ishte e balancuar, por që nuk u pranua nga Serbia, gjegjësisht nga Vuçiq.

“Propozova fillimisht një marrëveshje të shkruar me gjashtë nene të një deklarate të paqes mes Kosovës dhe Serbisë që u refuzua. Marrëveshja u refuzua ende pa u lexuar. Për mua kjo tregon mos gatishmëri për marrëveshje”, ka thënë Kurti.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës theksoi se te pika për të pagjeturit ka insistuar që të futet edhe togfjalëshi “ballafaqimi me të kaluarën”.

“U pranua propozimi nga Borrel, por jo edhe nga Vuçiq i cili nuk pranoi që të diskutohet kjo pikë. Ballafaqimi me të kaluarën është i domosdoshëm dhe më vjen keq që nuk u pranua nga Serbia që edhe ky togfjalësh të përfshihej. Nuk e kuptoj pse duhet ai të ketë frikë, ballafaqimi për të kaluarën është i domosdoshëm, është për të ardhur keq që nuk e patëm një deklaratë të përbashkët”, tha ndër të tjera Albin Kurti.

Ai ka thënë se Serbia nuk e ka sinqerisht vullnetin për këtë temë pasi sipas tij udhëheqës i delegacionit është Velko Odalloviq.

Për takimin e vështirë Kurti-Vuçiq ka folur edhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun.

Miroslav Lajçak, i dërguar special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, e ka vlerësuar të vështirë dhe me shumë pak progres takimin e dytë ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Pas takimit, me Kurtin, ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq. Ai ka thënë se takimi me Kurtin është më i keqi në dialog.

“E vetmja gjë që ata kërkuan ishte që Serbia të ishte përgjegjëse për të kaluarën e saj, që Serbia të paguante çmimin e plotë”, tha Vuçiq.

Kuvendi shkarkoi Bordin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 62 vota për, asnjë kundër dhe pa asnjë abstenim kanë shkarkuar Bordin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Në votimin në të cilin morën pjesë vetëm deputetët e pozitës u shkarkua Arsim Berisha, kryesues i Bordit të ARRH-së dhe anëtarët Gëzim Qerimi, Shkumbin Hyseni dhe Elmi Ahmeti.

Votimi për shkarkimin e këtij Bordi kishte dështuar në seancën e fundit.

Pezullohet vendimi për taksën prej 5 eurove për automjetet

Ministria e Infrastrukturës ka vendosur që të pezulloj vendimin për tiketën prej 5 eurove për regjistrim të automjeteve.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëvendësministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

“Sot kam marrë vendim që të pezulloj marrëveshjen për tiketa ngjitëse deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje. Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik kam gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën”, ka shkruar Durmishi.

Ai ka theksuar se “unë jam bazuar në dy dokumente të rëndësishme para se të nënshkruaja marrëveshjen e ato janë: raporti i auditorit të brendshëm të ministrisë dhe opinioni i zyrës ligjore të Kryeministrisë i datës 20.01.2020, i harmonizuar me zyrat ligjore të MI, MAP dhe MD”.

Durmishi ka theksuar se vendimin përfundimtar do ta marrin pas rishikimit të funksionimit të sistemeve dhe standardeve të kontrolleve të brendshme të ministrisë.

Për vendosjen e tiketës ngjitëse ka pasur kundërshtime nga partitë opozitare.

I refuzohet kërkesa për mbrojtje në liri, Specialja vendos që Thaçi të mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale ka vendosur që ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim në Hagë.

Ish presidentit Thaçi tashmë edhe zyrtarisht iu është refuzuar kërkesa që të mbrohet në liri.

Edhe pse dy shtete kanë ofruar garanci për mbrojtjen e Thaçit në liri, gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, nuk e ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes së ish kreut të UÇK-së.

Sipas dokumentit të publikuar, gjyqtari i procedurës paraprake ka refuzuar mocionet e dorëzuara nga mbrojtja e Thaçit.

Në vendim, gjyqtari ka kërkuar nga mbrojtja e Thaçit që kërkesat për rishikim tjetër të paraburgimit të dërgohen jo më vonë se 31 gusht të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori