LAJMI I FUNDIT:

Deklarata e kancelarit gjerman për dialogun dhe vizat, mbështetja e Gjermanisë në aspektin ushtarak dhe formimi i dy komisioneve hetimore për energjinë – lajmet e javës

Deklarata e kancelarit gjerman për dialogun dhe vizat, mbështetja e Gjermanisë në aspektin ushtarak dhe formimi i dy komisioneve hetimore për energjinë – lajmet e javës

Javën që po lëmë pas kryeministri i vendit, Albin Kurti ishte për vizitë në Gjermani, ku u takua me kancelarin Olaf Scholz. Ky i fundit ofroi mbështetjen për liberalizimin e vizave për Kosovën, por njëkohësisht kërkoi konstruktivitet në dialogun me Serbinë.

Po javën që po lëmë për vizitë në vendin tonë ishte ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Christine Lambercht, e cila datën 13 maj e prezantoi si mundësi për “disa vendime të mira” në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.


Ministrja gjermane e Mbrojtjes tha se Gjermania i ofron mbështetje Kosovës edhe në aspektin ushtarak.

Ndërkaq, të enjten pas përplasjeve të shumta pozitë-opozitë, partitë u pajtuan për themelimin e dy Komisioneve hetimore për energjinë.

Scholz kërkon konstruktivitet në dialog, mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Kancelari gjerman, Olaf Scholz të mërkurën ka pritur në takime të ndara, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kjo në përpjekje për ta shtyrë përpara procesin e dialogut.

Kancelari gjerman fillimisht ka takuar kryeministrin Kurti, takim ky që ka pasuar me mbajtjen e një konference për media, për të vazhduar me takimin dhe më pas konferencën me presidentin serb, Vuçiq.

Në takimin me kreu e ekzekutivit të Kosovës, kancelari gjerman i kërkoi konstruktivitet në procesin e dialogut me Serbinë.

Scholz kërkon nga Kurti konstruktivitet në dialogun me Serbinë
Lexo po ashtu Scholz kërkon nga Kurti konstruktivitet në dialogun me Serbinë

Para gazetarëve, kancelari gjerman Scholz tha se kohën e sotme, kur po ndodh lufta në Ukrainë, është e rëndësishme që në Ballkanin Perëndimor të zgjidhen problemet dhe vlerësoi faktin se Kosova u pozicionua shumë herët dhe me qartësi në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka mbështetur sanksionet.

Ai tutje bëri të qartë se objektivi i dialogut është marrëveshja e gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Objektiv i dialogut është arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse. E inkurajova Kurtin për konstruktivitet në negociata. Marrëveshja do t’u sillte të mira qytetarëve të të dyja vendeve”, tha kancelari gjerman, shkruan Telegrafi.

Scholz në konferencën e përbashkët me Kurtin po ashtu njoftoi se shumë shpejt do ta vizitojë Prishtinën, ndërsa tha se në gjysmën e dytë të vitit do ta ftojë kreun e Qeverisë së Kosovës përsëri në Berlin për një takim tjetër.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Berlin gjatë takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz

I drejtpërdrejtë ishte edhe Kurti pas takimit me Scholz, duke u treguar i ashpër me BE-në për çështjen e mosliberalizimit të vizave.

Ai kërkoi nga kancelari gjerman, Olaf Scholz në Berlin, që Gjermania të shtyjë përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

E lidhur me çështjen e vizave, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se do të angazhohet me këmbëngulje që liberalizimi i vizave për kosovarët të ndodh sa më shpejt.

Kancelari gjerman: Jemi të angazhuar për liberalizim të vizave për Kosovën
Lexo po ashtu Kancelari gjerman: Jemi të angazhuar për liberalizim të vizave për Kosovën

Ndërkaq, udhëheqësi i Qeverisë së Kosovës tha se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Partneritetin për paqe të NATO-s ku llogaritet në ndihmën e Gjermanisë.

Ai ka thënë se mbështesin Procesin e Berlinit, derisa Kosova refuzon iniciativa tjera paralele.

Sipas tij, iniciativat rajonale nuk mund të jenë zëvendësim për integrimet në BE, por duhet t’i përshpejtojnë ato.

Kurti ka thënë se Kosova është proaktive në dialogun me Serbinë.

Kreu i Qeverisë së Kosovës tha se dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë i përqendruar në njohje reciproke ndërmjet dy vendeve.

“Dialogu duhet të jetë i bazuar në njohje reciproke. Njohje reciproke duhet të jetë në qendër e jo në fund të procesit”, deklaroi tutje Kurti.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes: Shpresoj të ketë vendime të mira drejt njohjes reciproke nga takimi i 13 majit në Bruksel

Një ditë më parë në vendin tonë për vizitë qëndroi ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Christine Lambercht, në kuadër të një vizite që i bëri Ballkanit Perëndimor, ndërkaq data 13 maj u prezantua si mundësi për “disa vendime të mira” në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Ajo u takua me kryeministrin Albin Kurti i cili sapo ishte kthyer nga vizita në Gjermani, i ftuar nga kancelari Oalf Scholz.

Në takimin ndërmjet kryeministrit Kurti dhe ministres Lambrecht u fol për situatën e sigurisë në vend, për dialogun Kosovë-Serbi, etj.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes tha se shpreson që të ketë vendime të mira drejt nga takimi i 13 majit në Bruksel.

Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Christine Lambercht gjatë një konference për media në Prishtinë

Në një paraqitje para mediave pas takimit, Lambrecht ka thënë se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është shumë i rëndësishëm.

Ajo ka falënderuar Kosovën për pozicionin e qartë në lidhje me luftën e Ukrainës.

“Kosova e dënoi qartë agresionin e Rusisë duke vendosur sanksione. Ju përgëzojmë që po mbroni vlerat e paqes dhe lirisë, vlera këto që janë të rëndësishme për Bashkimin Evropian. Ne do t’iu qëndrojmë përkrahë në rrugën tuaj drejt integrimeve në Bashkimin Evropian”, tha jo përcjell Telegrafi.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes thotë se Gjermania i ofron mbështetje Kosovës edhe në aspektin ushtarak.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes: Shpresoj të ketë vendime të mira drejt njohjes reciproke nga takimi i 13 majit në Bruksel
Lexo po ashtu Ministrja gjermane e Mbrojtjes: Shpresoj të ketë vendime të mira drejt njohjes reciproke nga takimi i 13 majit në Bruksel

“Unë kam siguruar palën kosovare se ne qëndrojmë krah Kosovës edhe sa i përket mbështetjes ushtarake. Ne jemi të angazhuar në kuadër të KFOR-it dhe do të vazhdojmë angazhimin tonë edhe më tej. Unë ju falënderoj për mikpritjen që iu keni bërë ushtarëve tanë. Për mua kjo është shumë me rëndësi. Ne do të vazhdojmë angazhimin tonë edhe sa i përket trajtimit të FSK-së në mënyrë që ata të marrin përgjegjësinë e tyre në të ardhmen. Do të mbetemi partnerë edhe në të ardhmen”, u shpeh ministrja gjermane.

Lambrecht shpreson se do të ketë vendime të mira në Bruksel dhe Gjermania do të njohë dokumentet e Kosovës.

“Ne do t’ju qëndrojmë përkrah në rrugën e procesit të anëtarësimit të Kosovës si një vend partner mbështetës, dhe këtu duhet të bëhet e qartë se cilët hapa janë të qartë të ndërmerren në procesin e përafrimit në dialog dhe shpresoj të marrë një dinamikë të re dhe shpresoj që do të ketë vendime të mira më 13 maj në Bruksel”.

“Hapat e parë do të mund të ishin edhe vendimet për njohjen reciproke të dokumenteve në këtë aspekt dhe do të ishte një sinjal i mirë”, deklaroi  Lambrecht.

Pas përplasjeve të shumta pozita dhe opozita dakordohen për dy komisione hetimore për energjinë

Pas tensioneve të shumta në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës, pushteti dhe opozita janë dakorduar për formimin e dy Komisioneve Hetimore Parlamentare për Energjinë.

Lajmi ishte bërë i ditur në një konferencë për media shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

“Pra, jemi pajtuar për formimin e dy komisioneve hetimore parlamentare. Ne nuk jemi kundër asnjë hetimi që mund të zbardh të vërtetat për atë së çfarë ka ndodhur. Ajo që është e rëndësishme është që tash kemi darkordim për këtë çështje”, deklaroi Tahiri para gazetarëve.

Sipas tij, kjo gjë është dashur të ndodh shumë më herët dhe jo të krijohet gjithë ai tension.

Tahiri tutje shtoi se dy komisionet do të kenë agjendë dhe deputetë të ndryshëm, pra nuk interferojnë me njëra-tjetrën.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kishte thënë se shpreson që sjellja e papërgjegjshme ka marrë fund në mënyrë që Kuvendi të vazhdojë punën.

Ndryshe, edhe në Kuvend është votuar formimi i dy Komisioneve hetimore për energjinë.

Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, është votuar në seancën e së enjtes të Kuvendit dhe për formimin e këtij komisioni kanë votuar 93 deputetë të cilët ishin të pranishëm në sallë.

Votohet edhe formimi i Komisionit Hetimor për energjinë i iniciuar nga LVV-ja
Lexo po ashtu Votohet edhe formimi i Komisionit Hetimor për energjinë i iniciuar nga LVV-ja

Kryesues i këtij komisioni do të jetë Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa nënkryetar Ferat Shala nga PDK-ja.

Kuvendi ka votuar edhe formimin e Komisionit Hetimor për energjinë, të iniciuar nga LVV-ja.

Për formimin e këtij komisioni, i cili synon t’i hetojë keqpërdorimet në energjinë elektrike që nga viti 2006, kanë votuar 95 deputetë të cilët ishin të pranishëm në sallë.

Kryesues i këtij komisioni do të jetë Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori