LAJMI I FUNDIT:

Dëgjuan se njëri nga kundërshtarët kishte coronavirus, pranojnë të luajnë vetëm 7 lojtarë – ekipi gjerman i futbollit humbet 37 me 0

Dëgjuan se njëri nga kundërshtarët kishte coronavirus, pranojnë të luajnë vetëm 7 lojtarë – ekipi gjerman i futbollit humbet 37 me 0

Nëse ka një fushë në jetë që distancimi shoqëror është një problem, ai është në futboll dhe kjo provoi të ishte rasti për një ekip amator të futbollit gjerman fundjavën e kaluar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ripdorf, i cili luan në një nga ligat amatore të futbollit gjerman, u shkatërrua duke u mundur 37-0 pasi ata luajtën ndërsa ishin distancuar nga të tjerët, pas frikës se mund të kontraktonin coronavirus nga kundërshtarët e tyre.


Ripdorf luajti ndaj SV Holdenstedt II fundjavën e kaluar, por ndeshja u vu në dyshim pas pretendimeve se një lojtar i Holdenstedt kishte qenë në kontakt me dikë të infektuar me COVID-19.

Presidenti i Ripdorf, Patrik Ristow, kishte bërë pretendimin se një kundërshtar mund të kishte kapur sëmundjen vrasëse gjatë ndeshjes së mëparshme të Holdenstedt kundër Eddelstorf.

Skuadra e Holdenstedt më vonë doli negativ për koronavirus por Ripdorf nuk ishin të kënaqur me ato rezultate sepse periudha standarde e izolimit prej 14 ditësh nuk ishte përfunduar.

Në një orvatje për të ndërprerë lojën, Ripdorf iu lut autoriteteve lokale të futbollit por përpjekjet e tyre u refuzuan.

Ata u detyruan të luanin, duke zgjedhur vetëm shtatë lojtarë në ekipin e tyre sepse lojtarët e tjerë refuzuan, por siguruan që ata të ruanin një distancë prej dy metra nga kundërshtarët e tyre gjatë 90 minutave.

Kjo lejoi në mënyrë të pashmangshme që Holdenstedt të fillojë “shkatërrimin” dhe të shënojë 37 gola pa përgjigje. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Fatkeqësia

Fatkeqësia

Progresi

Progresi

Kush pasurohet

Kush pasurohet

Kalo në kategori