LAJMI I FUNDIT:

Dega e PD-së në Lipjan e quan mashtrues Ferid Aganin

Dega e PD-së në Lipjan e quan mashtrues Ferid Aganin

Dega e Partisë së Drejtësie në Lipjan ka bojkotuar punimet e Kuvendit, për shkak sipas tyre të imponimit të kandidati për kryetarë të degës, nga kreu i PD-së, Ferid Agani.

Sipas një komunikate të degës së PDK-së në Lipjan, kandidatura u imponua nga niveli qendror, respektivisht nga Ferid Agani, kështu nuk u lejua kandidatura e kërkuar nga anëtarësia e PD-se në Lipjan, ku strukturat e PD-së propozuan për kryetar të degës, Kryetarin e nëndegës së PD-së në Lipjan, Burim Budrimçaku, një afarist, intelektual dhe njeri ndër figurat e para në PD që nga viti 2004.


“Në shenjë pakënaqësie nga ndërhyrja e kreut të PD-së, Agani, duke imponuar kandidat kukull, delegatet braktisën punimet e Kuvendit të gjithë, përjashtimisht atyre që kishin ardhur nga Prishtina dhe 7 vetave që mbetën brenda në sale”.

“Por tradita e mashtrimeve vazhdoj edhe mëtej në këtë kuvend, përkundër që delegatët braktisën kuvendin, ata përsëri e zgjodhën në mënyrë klandestine ish Kryetarin e Degës Xhavit Maholli, me 7 delegatët e mbetur”, ka thënë Petrit Buja, anëtar i kryesisë së degës së PD-së në Lipjan.

Ai i ka bërë publikisht thirrje organeve të KKZ-së në nivelin lokal dhe KQZ-së në nivelin qendror që rastin e djeshëm të rishikohet dhe kurrsesi të mos njihet si kuvend për cilin ka argumente të mjaftueshme për manipulim nga krerët e saj.

Gjithsesi, ne si udhëheqje e anëtar të kryesisë së degës në Lipjan shumë shpejt do të dalim me ankes drejtuar organeve të KQZ-së për parregullsitë e mbrëmshme në kuvend.