LAJMI I FUNDIT:

Defekti në ajër i aeroplanit, kjo është arsyeja pse piloti e ktheu atë në Aeroportin e Rinasit

Defekti në ajër i aeroplanit, kjo është arsyeja pse piloti e ktheu atë në Aeroportin e Rinasit

Aeroporti i Tiranës ka dhënë edhe sqarimet përkatëse mbi atë që ka ndodhur mesditën e sotme me avionin e linjës Tiranë-Milano.

Sipas informacioneve që disponon Opinion.al, gjatë fluturimit drejt Milanos, piloti i kompanisë Blu Panorama ka konstatuar se transponderi që transferon te radari sinjalin e ardhjes dhe të mbërritjes, nuk e kryente këtë funksion.


Për këtë arsye, piloti edhe pse nuk kishte defekt në motor e ka parë të udhës të kthehet në pistë pas 19 minutash fluturim.

Kështu avioni i kompanisë Blu Panorama i nisur në orën 13.30 nga Rinasi është riulur në pistë në orën 13.49.

Të interesuar nëse kemi të bëjmë me një procedurë standard në rast të evidentimit të problemeve të tilla në bord gjatë fluturimit, Aeroporti i Rinasit saktëson se në raste të tilla edhe pse nuk ka avari në motor, piloti e shikon të arsyeshme të bëjë ulje të detyruar. /opinion.al/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori