LAJMI I FUNDIT:

Deda: Kjo Qeveri nuk ka jetë të gjatë, brenda këtij viti do të ketë zgjedhje (Video)

Deda: Kjo Qeveri nuk ka jetë të gjatë, brenda këtij viti do të ketë zgjedhje (Video)

Deputeti i “Alternativës”, Ilir Deda ka theksuar se jetëgjatësia e Qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj, do të jetë çështje muajsh.

Ai ka thënë për Telegrafin se beson, ndonëse nuk ka ndonjë informatë, që brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti do të ketë zgjedhje në vend.

“Kemi të bëjmë me një Qeveri të paqëndrueshme në rafshin e brendshëm, por e paqëndrueshme është edhe në afshin e jashtëm. Nuk mundet Hashim Thaçi dhe pjesa tjerëve e liderëve, nuk mund me prodhu një marrëveshje të favorshme me Serbinë. Të gjitha këto çështje grumbullohen, dhe kjo qeveri nuk ka me pritë fundin e vitit në pushtet”, ka theksuar Deda.


Sipas tij, krebdibiliteti i shtetit në arenën ndërkombëtare është dëmtuar shumë me iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Aventura me Specialen është reflektuar edhe në strategjinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) për vendet e Ballkanit Perëndimor. Njerëzit të cilët e kanë iniciuar këtë, duhet të japin dorëheqje – jo deputetët por ata që kanë qëndruar prapa tyre”, ka shtuar Deda. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori