LAJMI I FUNDIT:

Debutoi me Italinë në moshën 18-vjeçare, plot 12 skuadra vihen pas talentit Gnonto

Debutoi me Italinë në moshën 18-vjeçare, plot 12 skuadra vihen pas talentit Gnonto

Wilfried Gnonto ka bërë debutimin e tij me Italinë në moshën 18-vjeçare, duke shfaqur një lojë shumë të mirë.

Talenti i madh italian mori ftesë nga trajneri Roberto Mancini pasi vinte nga një sezon i jashtëzakonshëm në Superligën e Zvicrës me Zurichun ku u shpall kampion.

18-vjeçari dy vite më parë iu bashkua gjigantit zviceran Zurich nga Interi dhe ka shkëlqyer këtë edicion me 10 gola e pesë asistime.


Por e ardhmja e tij duket larg Zurichut, pasi plot 12 skuadra janë vënë pas talentit të madh italian.

Roma, Lazio, Napoli, Fiorentina, Sassuolo dhe Monza e duan transferimin e tij në Serie A, derisa Borussia Moenchegladbach, Freiburg e Hoffenheim në Gjermani.

Skuadrat tjera që duan shërbimet e tij janë Lyon, Royal Antwerp dhe PSV Eindhoven.

Zurichu do ta ketë shumë të vështirë ta mbajë në skuadër lojtarin, por synon që nga shitja e tij të fitojë rreth 10 milionë euro.

Kujtojmë që Gnonto debutoi me Italinë në ndeshje ndaj Gjermanisë ku asistoi në golin e Lorenzo Pellegrinit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori