LAJMI I FUNDIT:

Debati për Projektligjin për Shëndetin Riprodhues – çfarë thonë nga partitë politike e çka deputeti i LVV-së që po e kundërshton

Debati për Projektligjin për Shëndetin Riprodhues – çfarë thonë nga partitë politike e çka deputeti i LVV-së që po e kundërshton
Foto: Arkiv

Projektligji për Shëndeti Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor, nuk po gjen përkrahjen e disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët në vazhdimësi po e kundërshtojnë votimin e tij.

Ndër deputetët më të zëshëm kundër këtij Projektligji është edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.


Rrahmani thotë për Telegrafin, se është pro që çiftet të mund të kryejnë fertilizim, por jo që atë ta bëjnë meshkujt dhe femrat ku nuk dihet se kush është donator.

“Arsyet për mos votim kanë qenë pasi ky ligj i tillë nuk e rregullon mënyrën e duhur të çështjes së fertilizimit. Kjo çështje të rregullohet për çiftet që kanë problem dhe nuk munden me arrit fëmijën në mënyrën e natyrshme, edhe shfrytëzojnë mënyrën përmes fertilizimit. Ne kundërshtojmë fertilizimin të meshkujt dhe femrat, ku donatori është i paidentifikuar, edhe kështu në një farë mënyrë, mund të vijë deri të incesti”, theksoi ai.

Projektligji për shëndetin riprodhues, Reshitaj: Mund të ketë martesa mes vëllait e motrës
Lexo po ashtu Projektligji për shëndetin riprodhues, Reshitaj: Mund të ketë martesa mes vëllait e motrës

Duke treguar arsyet se pse kundërshton një nismë të tillë, Rrahmani tha se është kundër pasi ligjërisht i ndalohet fëmijës të dijë se kush është motra, babai, vëllai.

“Është ligj antikushtetues dhe antiligjor”, potencoi ai.

Për këtë Projektligj, Telegrafi ka biseduar edhe me deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj.

Por, deputeti Dreshaj theksoi se ligji është përpunuar, analizuar dhe amandamentuar nga Komisioni parlamentar për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, për mbi dy muaj.

“Janë larguar ose harmonizua shumica e kontestimeve. Në formën  fillestare ka qenë i pa pranueshëm për ne si AAK. Forma aktuale mendojmë se fut rregull në Kosovë lidhur me mbikëqyrjen, kontrollin dhe procedurat e fertilizimit të ndërmjetësuar. Sot fertilizimi po ndodhë në vend, pjesërisht i kontrolluar, për te mos thënë në mënyrë të egër”, potencoi ai.

Shtyhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor
Lexo po ashtu Shtyhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor

Tutje, deputeti i AAK-së deklaroi se Ministria e Shëndetësisë është dashtë të bëjë debat të gjerë, e sidomos me bashkësitë fetare.

Gjithashtu ai tha se nëse pozita siguron 60 vota, AAK do ta japë votën e 61 për këtë Projektligj.

“MSH, si sponsor i këtij ligji, ka qenë dashtë qe të bëjë debat të gjerë dhe shterues publik me te gjithë akterët e në veçanti me bashkësitë fetare. AAK, për shkak të situatës së krijuar mes pozitës dhe opozitës, mbështet vetëm marrëveshjet ndërkombëtare dhe ligjet për siguri. Ketë ligj për shkak të rëndësisë, deputeti jonë e ka premtuar votën 61, nëse pozita i siguron 60 vota, ndërsa deputet tjerë nuk i obligojmë”, ka sqaruar Dreshaj.

Ndërkaq, Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se ai do ta votojë Projektligjin.

“Deputetë e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës do të veprojnë sipas bindjeve personale, unë personalisht e kam votuar dhe e votoj”, ka pohuar Gashi për Telegrafin.

Telegrafi ka tentuar të marrë një qëndrim dhe nga deputetët e PDK-së, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Gjithashtu, Telegrafi ka kërkuar edhe një mendim nga Bashkësia Islame e Kosovës mbi këtë temë, por deri në publikimin e lajmit nuk kemi pranuar ndonjë koment.

Ndryshe, Finalizimi i Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësorë sipas ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, përveç që do të zvogëloj kostot financiare për qytetarët, do të jetë më afër tyre.

Ministri Vitia kishte deklaruar se shumëkush ka kaluar nëpër përvojën e mundimshme dhe të kushtueshme të fertilizimit të asistuar, IVF.

“Udhëtimet e shpenzimet janë kaq të mëdha saqë shumë familje kanë shpenzuar të gjitha kursimet e tyre, e jo rrallë edhe pronat, vetëm për ta siguruar këtë trajtim. Finalizimi i këtij ligji në hapin e ardhshëm nga Kuvendi do të hapë rrugën për këtë shërbim kaq të vyeshëm në institucionet tona publike dhe pa kosto shtesë. Ky ligj veçanërisht ka si qëllim sigurinë dhe monitorimin e rregullsisë në të gjitha procedurat për fertilizimin e asistuar”, kishte deklaruar ministri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori