LAJMI I FUNDIT:

Debati maratonë “McGonigal”, Rama: PD mori para ruse sipas CIA-s

Debati maratonë “McGonigal”, Rama: PD mori para ruse sipas CIA-s

Me aktakuzën amerikane në dorë ku emri i tij përmendet 14 herë, kryeministri Edi Rama u shfaq në Parlament për tu përballur për herë të parë me akuzat e opozitës për çështjen McGonigal.

“Në gjithë rreshtat e aktakuzës nuk ka asnjë akuze dhe asnjë të dhënë tjetër përveç raportimit korrekt te takimeve te mia me zyrtarin e larte amerikan apo faktit te vërtetë qe ai ka folur me mua  për rrezikun rus”, tha Edi Rama.

Por, përgjigjet e kryeministrit nuk bindën Sali Berishën.


“Je në hetim ke kryer krim, sa do të mbajë imuniteti diplomatik se dimë por do bëjmë gjithçka me ta heq”, tha Berisha.

Edi Rama pranoi takimet me ish-zyrtarin amerikan, por këmbënguli qe nuk ka asnjë fakt që e implikon në krim.

“Është shumë e vërtetë që jemi takuar dhe që ish-agjenti i FBI më ka thënë që të jemi  të kujdesshëm me shoqëritë ruse që mund të përdorin të tjerë për të hyrë në sektorin e naftës, po ku është kompromentimi dhe krimi këtu?”, tha Rama, transmeton TCH.

Ju jo vetëm qe shtroheshit, por bënit dhe favore jepnit dhe licenca, Pa marrë përgjigje, Shqipëria do ketë vetëm kaos.”- tha Berisha.

Edi Rama mohoi të ketë gisht në skandalin e financimit rus te Partisë Demokratike ndryshe nga sa beson opozita.

“Është e pashembullt që një kryeministër të vërë në dispozicion shtetin e tij kundër pluralizimit dhe opozitës.”-tha Berisha.

“Në raportin e CIA thuhet se PD ka marrë para ruse. Unë dhe zyra ime nuk ishim asnjë informacion, veç atyre të dala në media, po ti kishim ju mendonit qe do i mbanin, për çfarë për të mbrojtur Lulin?”, tha Rama.

Lulzim Basha shënoi mungesën e radhës në Parlament, ndërsa Edi Rama u largua duke lënë shumë pyetje te opozitës pa përgjigje. Enigme mbeti edhe emri i ‘non gratës’ së radhës, i cili sipas parashikimeve te Kryeministrit gjendet mes opozitareve.

“Suksese në jetë dhe deri atëherë kujdesuni se byrektorja vazhdon punën, gjiza ka arritur dhe okllai po shtron burimin tjetër për tavën që pret të hyje në furrën e rindezur, personin në fjale do ta shihni vete”, tha Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori