LAJMI I FUNDIT:

“Debat Plus”, zbulohen dy ofertat që LVV i bëri sot LDK-së

“Debat Plus”, zbulohen dy ofertat që LVV i bëri sot LDK-së

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini janë zbuluar detaje të reja nga oferta e fundit që sot Vetëvendosje i ka bërë LDK-së.

Panelisti Vehbi Kajtazi ka thënë se Vetëvendosje sot i ka ofruar LDK-së dy propozime për të shkuar drejt marrëveshjes, përcjell Telegrafi.


“Propozimi i parë ka qenë që LDK-ja ta merr një ministri më shumë dhe që Glauk Konjufca të mos jep dorëheqje. Vetëvendosje është pajtuar që LDK të merr Ministrinë e Jashtme dhe të arrihet marrëveshja”.

“… Propozimi i dytë që ka bërë Vetëvendosje ka qenë shumë më zemërgjerë. Sipas këtij propozimi numri i ministrive të shkonte në 15 dhe LDK-ja do të merrte shtatë ministri pesë do t’i mbetnin Vetëvendosjes dhe tri minoriteteve. LDK po ashtu do të zgjedhte këto dy ministri që do t’i shtoheshin pa pasur kufizime edhe nga ministritë aktuale që tashmë janë ndarë”, tha Kajtazi.

Kajtazi thotë se personalisht vlerëson se oferta e Vetëvendosjes nuk duhet refuzuar nga LDK por sipas tij nëse do të ishte në vend të Kurtit nuk do ta kishte bërë një propozim të tillë.

“Në secilin prej këtyre versioneve LDK-ja do ta kontrollonte qeverinë. Vendimet ne qeveri merren në mënyrë kolegjiale dhe aty votohet me shumicë votash. Pra Kurti nuk do të mund të kalonte as në qeveri ndonjë marrëveshje që si përshtatet LDK-së”, tha ndër të tjera Vehbi Kajtazi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori