LAJMI I FUNDIT:

Debat i ashpër mes Xhavit Halitit e Rexhep Selimit

Debat i ashpër mes Xhavit Halitit e Rexhep Selimit

Nënkryetri i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, iu ka thënë liderëve të opozitës se duhet të bisedohet edhe me ekspertët më të mirë që ka Kosova, për demarkacionin.

“A mundemi me u ule e me biseduar dhe t’i marrim ekspertët më të mirë që i kemi në Kosovë, edhe me pa se Kosovës nuk iu është marrë asnjë pjesë e territorit nga askush”, tha Haliti, në debatin e emisionit “Jeta në Kosovë”.


Por, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi i ka thënë Halilit se “nëse do të bisedoni me neve, ju duhet të heqni dorë nga marrëveshjet që opozita i ka kontestu”.

“Nuk mundeni me biseduar me ne pa hequr dorë prej asaj. Nuk shkojnë të dyja. Duhet të heqin dorë nga marrëveshjet që janë nënshkruar”, tha Selimi.

Ndërsa, Xhavit Halili, i është përgjigjur Selimit, se tash mund të shkojnë te zonja Mogherini dhe t’i thuhet se po e tërheqim marrëveshjenënshkruar.

“As ti, as Kryeministri Mustafa as unë nuk mundemi të shkojmë te zonja Mogherini e t’i themi se unë e kom nënshkruar atë marrëveshje dhe tash duhet me u tërheq”, është përgjigjur Halili.

Ndërsa deputetja nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu tha se AAK-ja do të pranonte të bisedonte më pozitën, “por si të bisedojë kur as një marrëveshje që është arritur në Bruksel nuk është duke u zbatuar nga Serbia”.

Sa i përket të rastit të sotëm që Rexhep Selimi u ndesh me njërin nga pjesëtarët e sigurimit në hyrje të Kuvendit, ai tha se “nuk e kam ofenduar sigurimin, vetëm i kam thënë të mos vazhdojë se mënyra e tij e bastisjen ka qenë jo etike”.

“Asnjëherë nuk e kemi kundërshtuar  bastisjen trupore që na u është bërë, ndonëse i kanë kaluar normat etike. Nuk e kam ofenduar sigurimin, vetëm i kam thënë të mos vazhdoj se mënyra e tij e bastisjes ka qenë jo etike”, është shprehur Selimi.

Në pyetjen e Teuta Haxhiut të bërë Xhavit Halilit, se  “A ju ka pyetur juve dikush kur jua ka pru kufirin pikërisht në katundin prej nga vini ju?”.

Haliti është përgjigjur se asnjë milimetër nuk është shkelë.

“Asnjë milimetër nuk është shkel, në pjesën e Rusolisë ku është bjeshka e vendit”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Shëndetësi
Hoti: Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit, por sjellja e tij dhe e grupit parlamentar ka cenuar demokracinë

Hoti: Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit, por sjellja e tij dhe e grupit parlamentar ka cenuar demokracinë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori