LAJMI I FUNDIT:

De Mistura kërkon marrëveshje SHBA-Rusi për Sirinë

De Mistura kërkon marrëveshje SHBA-Rusi për Sirinë

Emisari special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura kërkoi të mërkurën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë që të arrijnë marrëveshje për përfundimin e luftës në Siri, si dhe për përgatitjen e terrenit për “bisedime të vërteta”.

Thirrja e De Mistura vjen në kohën kur sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson është takuar në Moskë me homologun e tij rus, Sergej Lavrov, për të biseduar për luftën në Siri.


De Mistura deklaroi para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, se është i gatshëm të organizojë rrethin e ri të bisedimeve në maj dhe theksoi se është i rëndësishëm bashkëpunimi amerikano-rus.

“Ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë mbretëron “mos pajtim serioz, por edhe interes i përbashkët” i përfundimit të luftës, e cila po zgjat që gjashtë vjet, ku kanë humbur jetën mbi 300 mijë njerëz”, tha De Mistura, transmeton KosovaPress.

Takimi i KS të OKB-së mbahet para votimit të rezolutës me të cilën kërkohet bashkëpunimi i qeverisë siriane për dramën në Kan Sheikun, ku janë vrarë të paktën 86 persona, në mesin e tyre 31 fëmijë. Pritet që Rusia të vë veto. Kjo do të ishte hera e tetë që Moska do të shërbehet me këtë metodë në KS të OKB-së për të bllokuar veprimet e KB-ve ndaj Sirisë, e cila njihet si aleate e Rusisë.

Në trend Botë

Më shumë
Rusët tentuan sërish të marrin nën kontroll qytetin CHasiv Yar, edhe kësaj radhe dështuan – artileria ukrainase ishte shumë precize

Rusët tentuan sërish të marrin nën kontroll qytetin CHasiv Yar, edhe kësaj radhe dështuan – artileria ukrainase ishte shumë precize

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Humb jetën në luftime njëri prej pilotëve më të mirë ukrainas

Humb jetën në luftime njëri prej pilotëve më të mirë ukrainas

Evropa
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Kalo në kategori