LAJMI I FUNDIT:

De Laurentiis: Cavani mund të kthehet te Napoli

De Laurentiis: Cavani mund të kthehet te Napoli

Aurelio De Laurentiis zbulon se Edinson Cavani mund të kthehet në Napoli nëse nuk dëshiron të luajë për Paris Saint-Germain dhe redukton kërkesat e tij.

Cavani shënoi mbi 100 gola në vetëm tre sezone me Napoli përpara se të bashkohej me PSG në vitin 2013.


Sulmuesi kurrë nuk e ka përjashtuar një kthim të dytë në San Paolo.

“Ka shumë gjëra në Paris, por moti nuk është aq i jashtëzakonshëm sa është në Napoli”.

“A është ky një mesazh për Cavanin? Varet vetëm prej tij. Dyert tona janë gjithmonë të hapura për të”.

Edinson Cavani . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

“Unë nuk jam nga Katari kështu që nëse ai nuk dëshiron të luajë për PSG dhe zvogëlon kërkesat e tij, do të gjejmë një marrëveshje me klubin francez”.

“Askush nuk dëshiron të mbajë një lojtar të kualitetit të tij nëse janë të pakënaqur. Ai nuk është më 24, por është pothuajse e pamundur që ai të lëndohet”.

“Ai është elastik dhe mund të luajë deri 38 vjeç”.

Presidenti në fund tregoi edhe për interesimin ndaj portierit francez, Alphonse Areola.

“Areola? Po, e kam dashur. Fola me agjentit e tij, Mino Raiolan, por ai kishte ide të tjera për të. Jam shumë i lumtur me tre portierët që kemi”.

“Unë kurrë nuk kam pasur tre portier të mirë siç janë Meret, Ospina dhe Karnezis. Ata kanë talent dhe karakter”, deklaroi De Laurentiis. /Telegrafi/