LAJMI I FUNDIT:

Davutoglu: Disa duan ta ndajnë Sirinë dhe ta dobësojnë Turqinë

Davutoglu: Disa duan ta ndajnë Sirinë dhe ta dobësojnë Turqinë

Ish-Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha se ngjarjet aktuale në Siri tregojnë qartë se disa qarqe duan ta ndajnë këtë shtet dhe të pamundësojnë zbatimin e politikave turke të integrimit në Lindjen e Mesme, shkruan AA.

Përfaqësuesi aktual i Parlamentit turk nga partia në pushtet, Davutoglu mori pjesë në tubimin e organizuar nga Shoqata për nxitjen e Miqësisë, Arsimit dhe Kulturës (DOSTDER) në Samsun dhe me këtë rast komentoi mbi situatën aktuale në Siri.


Duke theksuar se Turqia kurrë nuk ka patur problem me kurdët e Sirisë, ish-Kryeministri turk, Davutoglu, tha se as edhe operacioni aktual ushtarak ‘Dega e Ullirit’ në Afrin nuk është drejtuar kundër kurdëve, por kundër terroristëve.

Ai kujtoi se anëtarët e fiseve kurde nga Siria 100 vjet më parë ishin një pjesë integrale e ushtrisë osmane.

“Kurdët sirianë janë vëllezërit tanë, por është i qartë qëllimi i atyre që duan ta forcojnë organizatë terroriste YPG dhe si të tillë ta përdorin për grindje mes popullit turk dhe sirian. Qëllimi i tyre është ta dobësojnë Turqinë dhe të thyejnë krahët e saj”, tha ai.

Davutoglu gjithashtu shtoi se Turqia ka shkruar një ngjarje të madhe historike me hapjen e dyerve dhe kujdesin për miliona refugjatë sirianë.

“Të jeni të bindur, se atë që ka bërë Turqia për refugjatët sirianë nuk do të harrohet për një mijë vjet”, përfundoi Davutoglu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Kalo në kategori